MENU
klinika

Letërsia dhe besimet fetare

Shtylla Judeo-Kristiane dhe krimet e komunizmit

02.09.2018 - 13:17

Milazim Krasniqi/

Edhe komunizmi si ideologji e cila proklamoi ba­ra­zinë e njerëzve dhe zhdukjen e dallimeve klasore, racore e kombëtare dhe madje edhe zhdukjen e shtetit, ishte pro­dukt i dhunës së egër dhe i projektit shfarosës ndaj kun­dërshtarëve ideologjikë.

Me miliona njerëz ranë vik­tima të kësaj ideologjie terroriste dhe gjenocidale. “Në këtë mënyrë gjatë shekullit XX në kasaphanat politikisht të motivuara janë zhdukur në mënyrë të qëllimshme jo më pak se 167 000 000 – madje ka shumë të ngjarë ky nu­mër të jetë mbi 175 000 000. Ky është barasvlerësi i pë­r­afërt i numrit të përgjithshëm të popullsive të Fran­cës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, ose dy të tretat e po­pull­sisë aktuale të Shteteve të Bashkuara”.

Sipas specifikimeve që i ka prezantuar ky autor në lib­rin e lartcituar, vetëm Hitleri ka shkaktuar vdekjen e 17 000 000 njerëzve, ndërsa Stalini ia kaluar, duke shkak­tu­ar vdekjen e 20 000 000 ose 25 000 000 njerëzve. Ndër­kaq, në anën tjetër, Revolucioni Komunist Kinez, i huazuar nga europianët, po sipas burimit të njëjtë, ka shkak­tuar vdekjen e rreth 29 000 000 njerëzve në Kinë.

Zbingiev Brzhezhinski konkludon se “shifrat e më­si­për­me të vdekjeve totale nuk mund ta përmbajnë dhe, duke pasur parasysh përmasën e tyre, mendja njerëzore as nuk mund ta marrë me mend, dëmin e shkaktuar dhe ço­ro­ditjen morale që u përftuan në kataklizmat binjake të she­kullit XX: në luftërat e tij masive dhe në re­vo­luc­i­o­net to­talitare. Gjatë dy luftërave botërore, Evropa, djepi i qy­te­të­rimit perëndimor, ka qenë subjekt i më shumë se dhje­të vjet shkatërrimesh të vazhduara dhe vrasjesh ma­si­ve”.

Kështu shtylla judeo-kristiane e qytetërimit pe­rën­di­mor është përgjakur që nga gjeneza e saj dhe ka pro­dhu­ar tragjedi të panumërta në vetë botën kristiane.

Ky ka qenë rezultati logjik i devijimeve drastike që janë bërë ndaj figurës dhe misionit të Isait a.s., birit të Merjemes, me çka hebrenjtë dhe të krishterët kanë ardhur në kon­flikt, e pastaj edhe vetë të krishterët ndërmjet vete.

Mburrja me një trashëgimi të tillë të përgjakshme flet në të mirë të faktit se akoma nuk është kuptuar gabimi fatal që është bërë ndaj të dërguarit të Zotit, Isait a.s., të birit të Merjemes, dhe misionit të tij në mesin e njerëzve.

Mun­gesa e vullnetit për të bërë korrigjimin e gabimit, e mbu­luar nga mburrja arrogante për gjoja epërsinë e qyte­të­rimit perëndimor dhe nga përpjekjet që të imponohet me dhunë një sistem vlerash i ndërtuar mbi themelet e de­vijimit të rëndë, është tipari kryesor i frymës së ash­tu­quaj­turit Rend i Ri Botëror me globalizmin si ideologji të re neoimperiale.

(Fragment nga libri “Dhuna dhe qytetërimi perëndimor: Islami si fillim i historisë”, Logos A, 2006)

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB