MENU
klinika

Vala e zjarreve në vend

Në betejë me flakët/ Xhaçka ultimatum zjarrvënësve

31.03.2019 - 17:56

Vala e zjarreve e ardhur bashkë me stinën e pranverës në vendin tonë ka angazhuar Forcat e Armatosura.

Ministrja, Olta Xhaçka, duke e cilësuar një situatë të pazakontë, thotë se pushteti vendor apo strukturat përgjegjëse nuk mund të mjaftohen vetëm me kërkesat për ndërhyrje nga ajri apo toka.

E bindur se zjarret janë të qëllimshme, Xhaçka paralajmëron se kushdo që guxon t’i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri, duhet denoncuar e përballur me ligjin.

xhacka-konica.al

“Faleminderit të gjithë djemve e vajzave të Forcave të Armatosura, për punën që po bëjnë në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes se pasurisë së përbashkët, nga zjarret e qëllimshme të konstatuara gjatë tre javëve të fundit.Një situatë e pazakontë, përballë së cilës, pushteti vendor apo strukturat përgjegjëse nuk mund të mjaftohen vetëm me kërkesat për ndërhyrje nga ajri apo toka. Kushdo, që guxon t’i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri duhet denoncuar e përballur me ligjin.”

Vetëm sot një seri vatrash zjari janë raportuar në disa zona të vendit.