31.03.2019 - 19:49
Marc Marquez ka triumfuar në garën e dytë sezonale të zhvilluar në Argjentinë, duke konfirmuar edhe njëherë se jo më kot është kampioni i botës.
Piloti spanjoll i Hondës është nisur i pari dhe ka bërë një garë më vete, pasi është shkëputur që në fillim, duke mos e diskutuar për asnjë moment triumfin.
Një garë shumë e mirë edhe për Valentino Rossin, që u nis nga vendi i katërt dhe në fund arriti të marrë vendin e dytë, duke parakaluar në xhiron e fundit Dovizioson.
Praktikisht ka qenë një garë vetëm për vendin e dytë, të tretë e me radhë, ku ka pasur shumë parakalime, përplasje dhe penalizim madje.