01.04.2019 - 08:42
Lëvizja qytetare dhe shoqëria civile në Mal të Zi organizuan protesta në Podgoricë nën moton “Rezisto”.
Protesta të tilla në kryeqytetin e Malit të Zi është e shtata herë që organizohen.
Këto protesta po mbahen si një reagim kundër aferave korruptive në Mal të Zi.
Partia në pushtet i konsideron protestat si organizime me prapavijë politike.
Ndërkohë mbrëmë përpara fillimit të protestave, organizatorët dhe opozita e Malit të Zi nënshkruan marrëveshje për veprimtari të përbashkët.
Kjo marrëveshje u quajt “Marrëveshja e së Ardhmes”.