Ne konsiderojmë se potencialet prodhuese në fshat janë të konsiderueshme dhe se ato sot përdoren mjaft pak. Përballemi me këtë dukuri sepse ende nuk kemi një politikë dhe strategji të qartë për një zhvillim rural të integruar dhe që nënkupton jo thjesht dhe vetëm zhvillimin e buqjësisë
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Identifikimi i rrugëve të reja të zhvillimit rural të integruar, duke evidentuar dhe mbështetur aktivitetet prioritare të lidhura me bujqësinë, pak ose aspak.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Ne vlerësojmë se zhvillimi i qëndrueshëm rural do të ishte i pa mundur pa:
• Zhvillimi e agroperpunumi (si kundër kemi theksuar më lartë).
• Nxitjen dhe zhvillimin e turizmit rural.
• Nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve për prodhimin e produkteve të teritorit, me destinacion turizmin por dhe jo vetëm.
• Orientimi e prodhimit bujqësor (kryesisht në zonat turistike) me destinacion turizmin.
• Kultivimin e bimëve medicinale, si dhe mbledhjen dhe grumbullimin e produkteve pyjore jo drusorë të pyllit etj.
E, nëse pyesim se pse kjo strategji, ne ritheksojmë edhe një herë se sot kultivohet më pak se ½ e sipërfaqes së mbjellë para viteve’90.
C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë:
• Promovim dhe mbështetje e aktiviteteve që nxisin punësimin dhe ofrojnë nivele të larta të të ardhurave për njësi të sipërfaqes.
• Evidentimin, nxitjen dhe mbështetjen e aktiviteteve prioritare jo bujqësore sipas zonave dhe një plan veprim lidhur me mbështetjen e zhvillimit të tyre, (në disponimin e Drejtorive të Bujqësisë dhe Ushqimit në Qarqe).
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme. Më konkretisht:
• Zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar në fshat.
• Zhvillim të aktiviteteve të reja dhe rritje e të ardhurave.
• Rritje të efiçiensës së prodhimit.
• Rritje të punësimit.
Stimulim i zhvillimit të aktiviteteve bujqësore me më shumë vlerë të shtuar
Është fakt se efiçiensa e aktivitetve të ndyshme bujqësore nuk është e njëjtë dhe se zgjedhja e struktruave të prodhimit në ferma bëhet kryesisht duke konsideruar dy objektiva themelore, të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e nevojave ushqimore të familjes dhe minimizimin e rriskut ekonomik. Por, normalisht që sistemet e prodhimit të fermave familiare kushtëzonen nga disa faktorë dhe se aktualisht ato konsiderohen pak. Realisht, konsiderohet faktori kërkesë, por nuk konsiderohen faktorë të tillë si, tradita, të ardhurat, burimet prodhuese etj.
Më konkretisht:
• Tradita. Fermerët kanë një eksperiencë të mirë në drejtim të zhvillimi të aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale, por kjo përdoret shumë pak.
• Kërkesa. Duke qënë se burimi kryesor i sigurimit të të ardhurave të fermerëve është ferma, ato përqendrohen kryesisht në zhvillimi e atyre aktiviteteve që plotësojnë më mirë nevojat e familjes dhe për të cilat ka kërkesa tregu.
• Të ardhurat. Shpesh fermerët merren me zvillimin e atyre aktiviteteve, të cilat nuk sigurojnë të ardhura më të mëdha në fermë.
• Burimet. Fermerët merren me zvillimin e atyre aktiviteteve cilat nuk përdorin më mirë punën në familje, apo që magazinohen, transportohen dhe tregetohen më lehtë.
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Evidentim dhe mbështetje për zhvillimin me përparësi të të gjitha aktiviteteve (prodhimeve bujqësore) me më shumë vlerë të shtuar.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Sepse, ne konsiderojmë se vëndi jonë disponon resurse natyrore burime njerzore të konsiderueshme për zhvillimin me përparësi të aktiviteteve bujqësore me më shumë vlerë të shtuar.
C. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Ne konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë:
• Strategji dhe politika që orientojnë struktura prodhimi efiçiente.
• Strategji dhe politika që orientojnë prodhimin drejtë aktiviteteve bujqësore më intensive dhe më shumë vlerë të shtuar.
• Identifikimi dhe mbështetje për fermerët që zhvillojnë aktivitete me më shumë vlerë të shtuar.
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.
Më konkretisht:
• Mirëpërdorim të resurseve të prodhimit.
• Rritje të punësimit.
• Zhvillim të aktiviteteve të reja
• Rritje e të ardhurave.
Stimulim i zhvillimit të industrisë së prodhimeve të teritorit për konsum
Është një fakt i pa kontestueshëm se Shqipëria (edhe pse vend i vogël) zotëron kapacitetet të konsiderueshme për zhvillimin e industris së prodhimit të produkteve të teritorit për konsum. Këtë konkluzion e mbështesim në faktet që:
• Vetë relievi e ofron këtë mundësi, pasi rreth 52% e sipërfaqes së përgjithshme të vendit është mbuluar me pyje, kullota etj.
• Theksojmë se flora e Shqipërisë numëron rreth 3200 specie bimore.
• Prodhimet e ngrënshme (fruta, kërpudha, barna, erëza, pikante, mish gjahu) etj, janë mjaft të përhapura dhe me një diversitet të madhë në zona të ndryshme të vendit.
• Prania e traditës shumë të pasur, për trajtimin e këtyre produkteve, por dhe të përpunimit artisanal të mjaftë e majftë produkteve bujqësore dhe pyjore.
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Mbështetje me përparësi për nxitjen e zhvillimit & prodhimit të prodhimeve të teritorit.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Sepse, ne konsiderojmë se vendi jonë disponon resurse natyrore burime njerzore të konsiderueshme për zhvillimin me përparësi të bizneseve të fokusuara në drejtim të zhvillimit të produkteve të teritorit.
C. Si kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë nxitje dhe mbështetje e bizneseve të fokusuara në prodhimin e këtyre produkteve.
Për këtë, lipset të konsiderohen paraprakisht:
• Studimi dhe evidentimi i këtyre produkteve sipas zonave.
• Studimi i tregjeve të shitjes së këtyre produkteve.
• Mbështeje për përmirësimin e teknollogjive të përpunimit të këtyre produkteve.
• Mbështetje për prodhimin me emër marke.
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme. Më konkretisht:
• Mirëpërdorim të resurseve të prodhimit.
• Zhvillim të aktiviteteve të reja.
• Mbështeje për zhvillimin e turizmit rural.
• Rritje të punësimit.
• Rritje e të ardhurave etj./ Universiteti Bujqësor i Tiranës