Gjatë një takimi me të rinjtë në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se shteti serb ka probleme me shqiptarët.
Ai gjithashtu theksoi se edhe pse kanë probleme me shqiptarët, Serbia ka forcën për të mbrojtur serbët.
“Ata që mendojnë se Serbia është e dobët, gabojnë rëndë”.
Serbia ka pasur dhe ka fuqi dhe askush nuk do të mundet që të prekë serbët, sepse ata janë zot të shtëpive të tyre.
Sa i përket ekonomisë, unë shoh përparim të madh, përmirësim të madh, rrugë të mira dhe drejtim të saktë. Ne kemi një problem politik me shqiptarët në Kosovë dhe në Metohi, sepse kemi të bëjmë me njerëz që janë të papërgjegjshëm dhe mendoj se ata po veprojnë në mënyrë të paligjshme.
Ata mendojnë se mund të përndjekin serbët dhe mund të bëjnë ç’të duan kundër Serbisë, por e kanë gabim“, shpreh Vuçiç.