Sipas disa të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vihet re se viti 2018 ishte i zbehtë për tregun e sigurimeve.
Krahasuar me vitin 2017, sipas këtyre të dhënave fitimet rezultuan më të ulëta në 2018.
Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.62% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.02% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.35%.
Tregu i jo-jetës:
Totali i aktiveve të kompanive të sigurimit ka pësuar një rritje me 3% krahasuar me 2017, duke arritur vlerën deri në 31.5 miliardë.
Tregu i jetës:
-Ecuria ishte më e dobët
-Në këtë treg totali i aktiveve pësoi rënie të lehtë me 3.33 miliardë nga 3.38 miliardë lekë
Rezultati financiar; sa fituan shoqëritë e sigurimit të jetës?
-Këto shoqëri kanë fituar rreth 576 milionë lekë
-Kjo shifër në krahasim me 2017 ka pësuar një rënie me 23%
Shoqëritë e sigurimit të jo-jetës:
-Në 2017 u detyruan të rrisnin shpenzimet për fondin e kompensimit të burosë shqiptare të sigurimeve
-Këto pagesa përfshinë vlera të mëdha dëmesh
-Shpenzimet për dëme u rritën me 26%
-Kjo ndikoi në rënjen e fitimeve për siguruesit