MENU
klinika

Moto GP

Rossi e Marquez i japin dorën njëri-tjetrit

01.04.2019 - 18:42

Ka ardhur paqja mes tyre. Pas akuzave dhe debateve të kohëve të fundit, Valentino Rossi dhe Marc Marquez i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, duke sheshuar gjërat, të paktën për momentin.

Në garën e Çmimit të Madh të Argjentinës në Moto GP, të dy pilotët më të mirë të viteve të fundit u ngjitën në podium, duke u renditur respektivisht në dy vendet e para.

Marquez zuri vendin e parë, ndërsa Rossi i dyti. Por ajo që bëri më shumë bujë është takimi mes tyre pas garës, para se të ngjiteshin në podium.

Një gjest miqësor mes dy pilotëve, që prej vitesh (që nga gara e Malajzisë, viti 2015) janë armiq mes tyre, në pistë dhe jashtë saj.

Por këtë herë ata kanë arritur të lënë pas inatet dhe janë takuar mes tyre, duke shtrënguar për një moment duart. Një gjest që tregon se paqja mes dy pilotëve rivalë është shumë pranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN