Këmbana prej bronzi e kishës së fshatit Sukaxhi në Ungrenj të Lezhës, është vjedhur 2 ditë më parë.
Këmbana 370 kg ishte dhuratë nga Vatikani për kishën. Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, ndërsa është vjedhur nga persona të paidentifikuar gjatë natës.
Kisha u ndërtua në shek. e XVII. Në këtë kishë përqendrohet edhe drejtimi i klerit katolik për trevën. Në vitin 1925, Vatikani i dhuroi kishës së Shën Mëhillit këmbanën prej bronzi, me mbishkrimin “Fisit Kreshnik të Kashnjetit”, e cila ishte një relike fetare ndër më simboliket për trevën.
Në kohën kur në fshat shërbente si misionar katolik dom Prend Suli, hapi dhe shkollën e parë në zonë, në vitin 1901 në Kashnjet.