MENU
klinika

Detajet

‘Lajthit’ kuksiani, shkon të vrasë kreun e ALUIZNI-t

02.04.2019 - 12:33

Policia e Kukësit ka parandaluar një sulm të mundshëm me armë ndaj drejtorit të ALUIZNI-t në këtë qytet.

Në pranga u vu një 40-vjeçar i identifikuar si Petrit Hallaçi, i cili pas një përplasje për shkak të detyrës ka kërcënuar drejtorin e ALUIZNI-t, Vladimir Spahiu.

Pas debateve verbale, 40 vjeçari ka shkuar në banesë dhe është rikthyer aty me një armë gjahu të cilën e posedonte me leje.

Ai ka kërcënuar me vrasje zyrtarin e shtetit, por ndërhyrja në kohë e policisë shmangu pasojat dhe vuri në pranga autorin.

Materialet për veprime të mëtejshme  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.