MENU
klinika

Të dhënat

Rritja e nivelit të përdorimit të mekanikës

02.04.2019 - 13:53

Është një fakt i pakontestueshëm se në harkun kohor të rreth njëzet viteve numëri i mjeteve për punime të mekanizuara është rritur ndjeshëm, por se statistikat tregojnë që vëllimi i punimeve të mekanizuara që kryhen në ferma është rritur pak.

A. Çfarë Politikë/Strategji?
Mbështetje me përparësi për rritjen e nivelit të përdorimit të mekanikës bujqësore dhe të punimeve të mekanizuara.

B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Sepse, ne konsiderojmë shqetësimin e mësipërm që edhe pse është rritur numëri i mjetve makanike, vëllimi i punimeve të mekanizuara në ferm vazhdon të mbetet mjaft i ulët. Në gjykimin tonë, arsyet për këtë janë të ndryshme, por mund të përmënden disa prej tyre të tilla si, mospërshtatshmëria e mjeteve mekanike, niveli i paisjes së tyre me agregatët e nevojshme, shpërndarja jo uniforme e tyre, mungesa e organizimeve strukturore, çmimet e larta të karburanteve etj.

C. Si kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë ndërmarrjen e veprimeve që do të mundësonin:

• Mjete mekanike të përshtatëshme (në konsiderim, jo vetëm të fuqisë motorike, por dhe të veçorive të relievit).
• Paisje e tyre me gjithë agregatët e nevojëshme.
• Veprime që mundësojnë shpërndarjen e tyre në gjithë teritorin e vendit.
• Mbështetje e çmimit të karburanteve.
• Nxitje të organizimit të kooperativave të shërbimit të mekanikës bujqësore etj.

D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.

• Rritje e prodhimit dhe produktivitetit.
• Rritje e nivelit të intensifikimit të prodhimit.
• Rritje e nivelit të të ardhurave të familjeve fermere dhe reduktim i varfërisë.
• Rritje e kontributit të bujqësisë në GDP, & rritje exporteve.
• Reduktim i çmimeve të prodhuketeve të konsumit.
• Përfitime ekonomike, por dhe jo vetëm, për të gjithë aktorët e përfshirë në sistemin e agrobiznesit.

Zhvillimi i industrisë së prodhimit të produkteve pyjore jo drusore të teritorit PPJDT_ (bimët medicinale)

Industria e prodhimit të PPJDT përbën aktualisht një alternativë të rëndësishme për zhvillimin e zonave rurale. Ky pohim mbështetet në konsiderimim e mjaftë faktorëve, që ndër të tjera lidhen me disponimin e këtyre produkteve, mundësitë dhe kapacitetet për kultivimin e tyre, problematikat që shoqërojnë proçesin e globalizimit, presionin e madhë të tregut, lëvizjen e lirë të mallrave, problemet me aftësinë për të konkuruar dhe për të përfituar vlerën e shtuar etj.

Mbështetur në teorinë teritoriale, duke konsideruar dhe vlerësuar tërësinë e problematikave që lidhen me zhvillimin e industrisë PPJDT, politikat/strategjitë mbështetëse duhet të fokusohen në drejtime të tilla që konsiderojnë:

• Shqetesimet, interesat dhe nevojat e njerezve rreth mundesise se angazhimit te tyre me aktivitetet e grumbullimit dhe te tregetimit te produkteve jo drusore te pyllit, tregjeve te shitjes, maredheniet me kompanite e grumbullimit te ketyre produkteve, etj.
• Pikpamjet grumbulluesve të PPJDT si dhe të specialistëve për praktikat ekzistuese të prodhimit dhe marketingut, krahas me dëshirat e tyre për rezultate më të larta në këto aktivitete.
• Pikpamjet e drejtuesve të kompanive grumbulluesve të PPJDT si dhe të specialistëve për praktikat ekzistuese të mardhënieve me grumbulluesit, përpunimin dhe marketingun, sigurimin e tregjeve të reja etj.
• Nxitjen e zhvillimit të aktiviteteve të grumbullimit të PPJDT, zënien me punë dhe reduktimin e varfërisë ne zonat rurale.
• Përmirësime të domosdoshme në strategjinë zhvillimit të veprimtarisë në grumbullimin dhe tregëtimin të PPJDT.

A. Çfarë Politikë/Strategji?
Mbështetje me përparësi për nxitjen e zhvillimin i industrisë së prodhimit të produkteve pyjore jo drusore të teritorit_(bimët medicinale)
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Referuar statistikave, nga rreth 700000 ha tokë e punueshme , sot shfrytezohen jo më shumë se 400000 ha. Potenciali prej rreth 300000 ha do të ishte një destinacion shumë i mirë për nxitjen e kultivimit të bimëve mjeksore dhe eterovajore. Duhet theksuar se një pjesë e konsiderueshme e këtyre tokave janë refuzuar për t’u marrë në pronësi nga banorët e këtyre zonave, ndaj dhe qeverisja vendore do duhej të ishte një partner shumë i rëndësishëm për vënien në efiçiensë të këtyre tokave, përmes nxitjes dhe mbështetjes së kultivimit të bimëve mjeksore.

Konsideruar faktin e mësipërm, theksojmë se zhvillimi i aktiviteteve të kultivimit dhe të prodhimit të PPJDT, vlerësohet të jetë një strategji mjaftë dobiprurëse për zhvillimin rural, rritjen e nivelit të punësimit dhe mos braktisejn e fshatit.

Është vendi të theksohet se për mijëra e mijra banorë të zonave rurale, grumbullimi dhe tregëtimi i produkteve pyjore do të përbënte një burim të rëndësishëm punësimi dhe të ardhurash. Në disa raste, ky është i vetmi burim të ardhurash, veçanërisht për familjet që nuk kanë apo kane shumë pak tokë dhe që pothuaj nuk kanë fare kontakte me tregjet, të cilat, në zonat rurale janë jo pak.

Për t’ju përgjigjur pyetjes se pse kjo politikë/strategji, duhet të sjellim në vëmëndje se:

• Vendi ka kapacitete të rëndësishme prodhuese të PPJDT, por ato janë dëmtuar jo pak. Është imediate që të nxitet mirëmbajta, pse jo shtimi dhe mandej shrytezimi i këtyre kapaciteteve prodhuese, për të mundësuar rritjen e prodhimit të PPJDT.

• Zhvillimi i aktiviteteve të prodhimit të PPJDT, vlerësohet të jetë një alternativë mjaftë e mirë për rritjen e nivelit të të ardhurave për familjet në zonat rurale, po të kemi parasysh problemet e shumta me të cilat ato përballen në veprimtarinë e tyre prodhuese, të tilla si: kapacitieti i kufizuar i aftësive prodhuese, fragmentimi i theksuar i tokës në mesatarisht 4-5 ngastra për fermë, vështirësi të shumta financiare për sigurimin e mjeteve të nevojshme të prodhimit, mundesi të pakta për sigurimin e kredive, mungesa e një shërbimi të mirëfilltë ekstensioni etj.

• Zhvillimi i aktiviteteve të prodhimit të PPJDT, vlerësohet të jetë një alternative mjaft e mirë për rritjen e exporteve.

• Një numër studimesh tregojnë se këto lloj të ardhurash në mjaftë raste janë më të mëdha se të ardhurat nga bujqësia apo blegtoria, veçanërisht në zonat e thella malore.

• Grumbulluesit e produkteve pyjore janë pjestarë të komuniteteve rurale dhe që përfshijnë kryesisht njerëz nga familje të varfëra që nuk kanë apo kanë shumë pak tokë dhe që pothuaj se nuk kanë fare kontakte me tregun.

• Grumbulluesit e produkteve pyjore ndeshen me jo pak vështirësi në drejtim të grumbullimit dhe tregetimit të produkteve, të tilla si: niveli i ulët i çmimit të shtjes së këtyre produkteve, dhe për më tepër, luhatjet e theksuara të çmimeve; distancat e largëta të grumbullimit; mungesa të ambienteve të përpunimit dhe depozitimit; mungesën e kooperimit në nivlet e grumbullimit dhe të shitjes së prodhimeve; mungesa në drejtim të mbështetjes financiare, etj.

• Organizimi i sistemit të grumbullimi të produkteve pyjore sipas tipit “piramidë”, me një prezencë të theksuar të monopsonisë ku ka shumë shitës dhe shumë pak blerës, duke eleminuar kështu tërësisht mundësinë e partneritetit në tregje.

• Pamundësitë për të siguruar në kohë informacion të besueshëm e bashkohor në lidhje me çmimet, tregjet, standardet, cilësinë etj.

• si dhe sigurimi i informacionit për blerësit e mundshëm, përbën një problem tepër të vështirë për sipërmarrësit e produkteve pyjore.

• Mungesa kapitali të duhur për të qënë të pavarur nga sipërmarrësit e mëdhenj dhe eksportuesit etj.

C. Si kjo Politikë/Strategji?
Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë.
• Sjellje dhe strategji që i kontribuon vlerësimit të përhapjes, si dhe monitorimi i gjëndjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të kapaciteteve prodhuese të PPJDT, në mënyrë të saktë dhe të shpejtë.
• Strategji që i kontribuon kultivimit të bimëve medicinale, si një mundësi e rritjes së kapaciteteve prodhuese për rritjen e prodhimit të PPJDT.
• Ndërhyrje dhe politika të cilat do t’i japin një shtytje vjeljes së qëndrueshme të PPJDT, si dhe stimulimit të përpunimit brënda vëndit dhe nxitjen e exporteve.

D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.
• Rritje të nivelit të shfrytezimit të resurseve natyrore.
• Rritje të nivelit të perdorimit të tokës qe sot nuk shfrytezohet
• Rritje të nivelit të punësimit.
• Rritje të nivlit të të ardhurave të familjeve fshatare./ Universiteti Bujqësor i Tiranës