MENU
klinika

Sulltaneshë Safija

Gruaja e pushtetshme e Dukagjinit

02.04.2019 - 14:20

Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare… Numërohen jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare që e qeverisën atë për 150 vjet me radhë. Burrat ndoshta ishin një gjë e zakonshme në sundim. Por, ajo që mahnit është sulltanati i grave dhe veçanërisht, atyre me origjinë shqiptare. Arkivat dëshmojnë se ekzistojnë disa emra që luajtën rol vendimtar në fatet e dinastisë. Njëra prej tyre ishte Sulltane Safije (Safiye Sultan).

Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare. Njihej edhe si “Valide Sulltane” dhe “Haseki Sulltane”. Religjioni islam – më parë katolike. Bashkëshort i saj ishte Sulltan Murati i III-të. Kishte fëmijë Mehmetin e III-të, Sulltane Aishen dhe Sulltane Fatmën.

 

 

Identiteti i Safijes ngatërrohej shpesh me venecianen Nurbanu. Sipas të dhënave, u kap tek Guvernatori i Korfuzit nga piratët dhe u dorëzua në Haremin e sulltanit më 1562. Megjithatë, Safija ishte shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit.

Në 1563, në moshën 13 vjeçe, ajo u paraqit si një skllave për të ardhmen e Sulltan Muratit III, nga Sulltane Mihrimah, e bija e Sulejmanit të Madhërishëm. Duke pasur parasysh emrin Safije, ajo u bë një konkubinë e Muratit (atëherë djali i madh i Sulltan Selimit II). Në 1566, ajo lindi djalin e Muratit i cili më pas u bë Sulltan Mehmeti III.

Safije ishte vetëm konkubinë e Muratit dhe ajo pati një marrëdhënie monogame me të për disa vite në sulltanat. Nëna e tij, Nurbanu, e këshilloi atë që të marrë konkubina të tjera për të mirën e dinastisë, që më 1581 kishte vetëm një trashëgimtar të mbijetuar. Në 1583, Nurbanu akuzoi Safijen se përdori shtrigat dhe magjistarët që Murati të ishte impotent dhe mos kryente marrëdhënie me asnjë nga konkubinat e tjera.

Të gjitha shërbëtoret e Safijes u burgosën dhe torturuan. Më pas, motra e Muratit, Esmehan, i prezantoi atij dy konkubina shumë të bukura të cilat ai i pranoi. Pas kësaj, Murati pati 20 djem dhe 27 vajza.

 

 

Raportet veneciane flasin për një hidhërim fillestar të saj. Por, ajo u përmbajt dhe nuk tregoi xhelozi për konkubinat e Muratit. Ajo madje u kthye në këshilltaren e tij, në “mbretëreshën e mbretëreshave”. Sulltani këshillohej me të për çështje të rëndësishme politike për perandorinë, veçanërisht pas vdekjes së Nurbanusë.

Ajo qëndronte në fronin e sulltanit duke e zëvendësuar atë kur ai nisej në ekspedita luftarake. Gjatë viteve të fundit të Muratit, Safije ishte e vetmja që i qëndroi pranë, sepse ai atë donte.

Safije u bë Valide Sulltane e djalit të saj Osman Sulltan Mehmeti III (1595-1603). Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan. Ajo cilësohet si një nga Sulltane Valide më e fuqishme në historinë e perandorisë osmane.

Safije përfundimisht gëzoi një pagë të madhe prej 3.000 aspers në ditë, gjatë pjesës së dytë të mbretërimit të djalit të saj. Kur Mehmeti III vazhdoi fushatën në Eger në Hungari në 1596, ai i dha nënës fuqinë e tij të madhe mbi perandorinë, duke e lënë atë në krye të thesarit.

 

 

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe