MENU
klinika

Fjalimi përmbyllës

Fundi i protestës/ Paloka: Do protestojmë deri sa…

03.04.2019 - 13:21

Pas rreth 3 orësh organizim, ka përfunduar protesta e opozitës, në të cilën mungoi lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Fjalen pershendetese e ka mbajtur nenkryetari i PD Edi Pakloka i cili tha se protesta do te vazhdojne deri ne rrezimin e Edi Rames.

“Vëllezër dhe motra dua t’ju përshëndes për forcën dhe ekzistencën tuaj edhe emër të kreut të PD, zotit Lulzim Basha. Sot protestën tonë e drejtuan jo më kotë studentët sepse Shqipëria që ne duam është Shqipëria e studentëve. Shqipëria që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë. Pak ditë më parë DASH e cilësoi parlamentin e Edvin Rramës si qendrën e kanabisit dhe drograce të forta, ku krimi i organizuar mblidhet për t’u shpërndarë deri në SHBA. Ky raport dikur i është bërë vetëm Noriegës.

Ne e dimë kush është Edi Rama dhe do rrimë ne shesh deri sa ai të largohet ai trimi ciniku që mbledh administratën nga Librazhdi në Vlorë dhe del aty për t’u tallur me hallet e shqiptarëve. Ai numëron sa kishte mbledhur opozita sot por ai nuk kupton një gjë.

Ne do jemi në shesh. Ai duhet ta kuptojë se urrejtja e shqiptarëve është gjithë kohë aty dhe një ditë do ta largojë. Bën show me atë që vazhdon ta quajë parlament, por ajo është skena e bashkëpunimit me krimin. Ne kemi dalë për t’i dhënë fund një sistemi të korruptuar. Ne demokratë dhe LSI dhe gjithë partitë e opozitës do jemi bashkë derisa kjo qeveri të shporret. Vendi i tyre është në burg dhe atje do të përfundojnë”, u shpreh Paloka.