MENU
klinika

Gjendja e shqiptarëve në Serbi

Muharrem Salihu dorëzon raport tek institucionet evropiane

03.04.2019 - 13:40

Në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Serbi, kreu i Forumit Shqiptar për Zhvillim ekonomik në Serbi, Muharrem Salihu dorëzoi një raport zyrtar tek institucionet evropiane me seli në Venecia.

Teksa ishte në Medvegjë, Salihu në një intervistë për presheva.com deklaroi se sipas këtij raporti problemet më madhore të shqiptarëve në Serbi janë:

Politika e çrregjistrimeve. Shteti serb në mënyrë konstante vazhdon edhe sot të çrregjistrojë shqiptarët nga regjistrat themeltar, gjë e cila pengon pajisjen e tyre me dokumentat identitar dhe humbjen e rezidencës, duke u kthyer në “klandestinë” në shtëpitë e tyre.

Heqja e të drejtës së votës. Në zgjedhjet e fundit si parlamentare dhe vendore, shteti i Serbisë ka ndaluar hyrjen në kufi të shqiptarëve që jetojnë jashtë Serbisë dhe njëkohësisht nuk i ka pajisur ata me dokumentat e nevojshëm për të ushtruar të drejtën e votës.

Kjo sjell që shumë shqiptarë të mos votojnë, gjë e cila ka ulur ndjeshëm nivelin tonë të përfaqësimit në pushtetin vendor dhe qendror. Në këtë mënyrë ne jemi penguar për të votuar lirshëm dhe për të zgjedhur përfaqësuesit tanë në organet drejtuese, thotë Salihu.

Ndërkohë problem urgjent sipas Salihut është Diskriminimi social i shqiptarëve.

Edhe pse shqiptarët jetojnë në trojet e tyre autoktone, diskriminimi është shumëplanësh përmes: Mos lejimit të përdorimit të teksteve mësimore në gjuhën amëtare (shqipe) për lëndët që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit tonë kombëtar; Ndalimit të përdorimit të simboleve tona kombëtare si: flamuri; Pabarazisë në punësime në ndërmarrje dhe institucione publike.

Ndalimi i kthimit të të ikurve në vatrat e tyre. Shteti i Serbisë po përdor format më brutale për të ndalur kthimin në shtëpitë e tyre të shqiptarëve që u shpërngulën gjatë luftës së fundit.

Politika e përçarjes në shumë parti. Mbi shqiptarët po ushtrohet një ndikim i vazhdueshëm që të shpërndahen në sa më shumë parti të vogla. Kjo është evidente edhe më shumë në Medvegjë, ku popullsia shqiptare autoktone është edhe më e vogël. Pjesëmarrja e shqiptarëve në shumë parti sjell fragmetizimin e votës dhe votat e partive të vogla që nuk kalojnë pragun elektoral, shkojnë direk te partitë e madha, që janë ato serbe. Kjo sjell dobësim gjithnjë edhe më të madh të shqiptarëve dhe të përfaqësimit të tyre në organet vendimmarrëse. Diskriminimi ekonomik i shqiptarëve.

Është një tjetër formë e angazhimit që po bën Serbia për të zbrazur trojet shqiptare nga vetë shqiptarët, përmes:

Ndalimit me të gjitha mjetet që shqiptarët të investojnë në 3 komunat autoktone shqiptare; Mohimit të drejtës që shqiptarët të jenë pjesë në proceset privatizuese të pronave publike që zhvillohen kryesisht në Serbinë jugore; Pengimit të zhvillimit të ndërmarrjeve shqiptare, qoftë edhe nëse fondet janë nga BE. Ndërkohë stimulon në mënyrë të pabarabartë zhvillimi i ndërmarrjeve vendore dhe të huaja; Modernizimit të infrastrukturës në mënyrë përzgjedhëse, duke frenuar zhvillimin e infrastrukturës në komunat shqiptare, edhe pse në aspektin strategjik, si pjesë e koridorit të dhjetë dhe si nyje lidhëse mes Evropës veriore dhe jugore, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të kishin prioritet në investime.

Pasivitetit dhe mosnxitjes së hapjes së vendeve të reja të punës, duke rritur në këtë mënyrë papunësinë është njëri ndër problemet më kryesore në vend thotë Salihu; Sipas tijë është themelore të evidentohet fakti se në komunën e Medvegjës vitet e fundit janë zbuluar pasuri të mëdha nëntokësore, të cilat po mbahen të bllokuara. Qëllimi është zbrazja e komunës nga shqiptarët dhe më tej vënien e tyre në shfrytëzim.

Mbështetur në të dhënat zyrtare në Serbi jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë, ku pjesa më e madhe e tyre jetojnë në 3 komunat autoktone shqiptare në kufi me Kosovën: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thotë Salihu.

Ndërkohë që jozyrtarisht numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që jetojnë në 136 komuna nga 150 komuna që ka Serbia.

Për nga numri, shqiptarët janë ndër pesë etnitë më të mëdha, nga 18 etni që jetojnë në Republikën e Serbisë, por njëkohësisht vijojnë të jenë nga etnitë më të diskriminuara për shkak se të drejtat themelore të tyre shkelen në mënyrë të vazhdueshme.

Serbia vazhdon të mbetet e ngurtë dhe e pandryshueshme në qendrimet e saj ndaj një diversiteti etnik dhe nuk po dëshiron aspak që multietnicitetin ta konsiderojë dhe ta trajtojë si vlerë të shtuar. Çështja më themelore jona si shqiptarë është vazhdimësia e jetesës sonë në trojet e lëna trashëgim nga të parët.

Kjo ekzistencë, në mënyrë të dukshme dhe të padukshme po goditet e sulmohet vazhdimisht, ndërsa mundësitë për të mbijetar po shkurtohen gjithnjë edhe më shumë.

Shqiptarët që jetojnë kryesisht në 3 komunat autoktone shqiptare jetojnë përmes remitancave nga familjarë të tyre që banojnë dhe punojnë në vendet e zhvilluara; papunësia, kryesisht te brezi i ri është në nivele alarmante; projektet zhvillimore nga qeveria qendrore e lokale mungojnë; infrastruktura është e pazhvilluar; arsimi i lartë mungon; të gjitha këto janë arsye që i detyrojnë të rinjtë, por edhe familje të tëra që t’i braktisin jashtë vullnetit të tyre tokat stërgjyshore për një jetesë më të mirë në vende të tjera“, thotë Kryetari i Forumit Shqiptarë për Zhvillim ekonomik në Serbi, Muharrem Salihu.

Salihu edhe në prezantimin zyrtarë para ndërkombëtarëve në Itali në raport parashtron kërkesën për ndihmë dhe mbështetje për ne shqiptarët që jetojmë në Serbi dhe jo vetëm në tre komunat shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë ku kërkon angazhimin ndërkombëtarë për të ndihmuar që drejtat e shqiptarëve të respektohen, që ne të zhvillohemi ekonomikisht dhe që jeta në trojet tona të përmirësohet e të bëhet më e mirë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi