03.04.2019 - 13:59
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ndan edhe detajet e këtij takimi. Në postim, Haradinaj shprehet se SHBA vazhdon të jetë e përkushtuar në partneritetin dhe miqësinë me Kosovën.
“Takimi i rregullt me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Philip Kosnett. Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”, shkruan Haradinaj në Facebook.