Ish-gazetari i Tv Klan, Lazion Cini, i cili kishte humbur prej një jave në Tirana ka kontaktuar me familjen.
Ishin vetë familjarët e 30-vjeçarit që njoftuan gjetjen e të riut, i cili kishte përfunduar në spital pas një aksidenti. Mësohet se Cini kishte probleme depresioni dhe prej një viti kurohej nga kjo sëmundje.
Bluzat e bardha sapo lajmi u bë publik në emisionin “Pa gjurmë”, mbrëmjen e djeshme, reaguan menjëherë duke bërë të mundur identifikimin e të riut, i cili ndodhej i shtruar në spital. Ish-gazetari i Tv Klan ka punuar në vitin 2010 në këtë televizion si gazetar i lajmeve social.
Së fundmi, Cini punonte në një call center, pas shkëputjes 4-vjeçare nga puna në media.