Mbështetje fianciare për fermerët përmes mbështetjes së normave të interesit
Bujqësia vazhdon të jetë sektori më pak (për të mos thëne aspak) i kredituar nga bankat tregtare duke zënë një peshë fare të vogël në strukturën e kredidhënies sipas sektorëve. Bankat vazhdojnë të synojnë biznesin e mesëm dhe të madhë, ndërkohë që biznesi i vogël nga shumica e bankave nuk preferohet për t’u kredituar.
Mbështetja me burime financiare për investime të klientëve do rrisë me tej të ardhurat si nga bujqësia por dhe nga veprimtaritë e tjera të biznesit në fshat. Sjellim në vëmëndje se mbështetja e fermerëve me kredi duhet të synojë në radhë të parë rritjen dhe konsolidimin e rritjes së prodhimit për treg si mundësi për rritjen e te adhurave dhe të nivelit të jetesës.
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Mbështetje fianciare e fermerëve nëpërmjet mbështetjes së normave të interesit (në niveli 5%) për kreditë bankare.
B. Pse kjo Politikë/Strategji?
Ne theksojmë me forcë domosdoshmërinë e mbështetjes së investimeve për fermerët nëpërmjet bankave, kryesisht për shkak te:
• Shumave të investimeve.
• Afateve të gjata të maturimit të tyre.
• Mungesës së kolateralit.
• Besueshmërinë e vogël të bankave ndaj fermerëve huamarrës.
• Vëshitrësitë burokratike në marrjen e kredive etj.
C. Si kjo Politikë/Strategji?
Ne konsiderojmë se, bankat tregtare që janë pjesë e projekteve mbështetëse për sektorin SME_ve përmes fondet e donatorëve, duhet të jenë më aktive edhe në sektorin e bujqësisë, gjë që kërkon bërjen aktive të skemën së sigurimit të kredive për SME_të, jo vetëm në sektorin urban por edhe atë rural. Në konsiderim të prognozimit dhe të implementimit të kësaj politike, ne propozojmë se:
• Skema e fondit të garancisë përmes krijimit të një fondi garantimi (në kuadër të strategjive të mbështetjes së SME-ve) duhet të shtrihet edhe në sektorin e bujqësisë.
• Prioritete të qarta lidhur me përparësitë e mbështetjes përmes bankave(dhe mbështetje nga qeveria në niveli 5% të normave të interesit), të:
o Bizneseve që mundësojnë biznese të reja
o Prodhimit të qumeshtit dhe mishit
o Prodhimit të perimeve (serat)
o Prodhimit të drurëve frutorë etj.
o Përpunimit të produkteve bujqësore etj.
Zgjerimi i veprimtarive për treg në këto drejtime do të mundësonte përfitimet e dëshiruara për fermerët, por duke mos harruar këtu dhe rolin & rëndësinë e kanaleve të marketingut.
D. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndësishme.
• Rritje e biznesit në bujqësi.
• Rritje e biznesit në fushën e agropërpunimit.
• Rritje e prodhimit dhe produktivitetit.
• Rritje e nivelit të intensifikimit të prodhimit.
• Rritje e nivelit të të ardhurave të familjeve fermere dhe reduktim i varfërisë.
• Rritje e kontributit të bujqësisë në GDP.
• Rritje exporteve.
• Reduktim i çmimeve të produkteve te konsumit.
Megjithëse teorikisht pranohet se rritja ekonomike prodhon natyrshëm një nivel të caktuar papunësie, hendeku midis rritjes ekonomike dhe punësimit e papunësisë gjatë tranzicionit të Shqipërisë ka qënë i ndjeshëm dhe më i theksuar se në vëndet e tjera të rajonit. Midis rritjes ekonomike dhe punësimit është konstatuar një korrelacion negativ, ndërsa midis rritjes ekonomike dhe papunësisë është konstatuar një korrelacion pozitiv.
Disa prej specifikave të asinergjisë midis rritjes ekonomike, punësimit dhe papunësisë lidhen me nivelin jo të kënaqshëm të hapjes së vëndeve të punës, nivelet më të ulta të punësimit dhe pjesëmarrjes në punë etj. Por, për më tepër, edhe pse në zonat rurale të vendit jeton rreth 50% e popullsisë, sot ende vazhdohet të mos flitet për punësimin dhe problematikat që e shoqërojnë atë.
Problematikat e punësimit dhe të rritjes së produktivitetit të punës në bujqësi duhen parë dhe zgjidhur në kuadër të politikave dhe të strategjive të zhvillmit të bujqësisë. Por, politikat dhe strategjitë e zhvillimit të bujqësisë, nuk do të mund të ofrojnë zgjidhje reale, pa konsideruar problematikat me të cilën përballet realiteti bujqësor shqiptar, sikundër është theksuar në pikën 3 (tre) të këtij studimi.
A. Çfarë Politikë/Strategji?
Në dobi të përmirësimit të nivelit të punesimit ne propozojmë konsiderimin dhe vlerësimit fort të rolit që mund të luajë nxitja e zhvillimit të bujqësisë si një alternativë e rëndësishme punësimi.
B. Si implementohet kjo Politikë/Strategji?
Sikundër mund të kuptohet lehtë, të gjitha strategjitë e propozuara deri tani (3.1-3.13) janë në dobi dhe në funksion të vitalizimit të sektorit të prodhimit bujqësor dhe për rrjedhojë edhe të rritjes së nivelit të punësimit. Në këtë kontekst, duhet thene se strategjite qe duhet te implementohen jane pergjithesisht ato të përmëndura në pikat më sipër. Gjithsesi, mund të sjellim në vëmëndje se implementimi i politikave/strategjive në dobi të punësimit, ndër të tjera duhet të konsiderojë:
• Ndërhyrje në Kodin Civil, për të mos lejuar ndarjen e tokës (brënda familjes) në natyrë, por vetëm në vlerë.
• Vënia në efiçiensë të rregjistrit kombëtar të fermave.
• Stimulimin e tregut të tokës për qëllime bujqësore, ku shteti mund dhe duhet të marrë përsipër të luaj një rol të caktuar, si një alternativë punësimi dhe intensifikimi të prodhimit.
• Stimulimi qeramarrjes, si një alternativë punësimi dhe intensifikimi të prodhimit.
• Inkurajimi i politikave nxitëse, në drejtim të kooperimit në bujqësi, veçanërisht në fushën e marketingut dhe të furnizimit.
• Plan veprimi orientues për fermerët sipas zonave të ndryshme rurale, që ata të fokusojnë veprimtarinë e tyre drejtë atyre produkteve që ofrojnë më shumë vlerë të shtuar dhe nxisin punësimin.
• Vlerësimin real të peshës që ka bujqësia dhe promovimin e mbështetjes sipas aktiviteteve që nxisin punësimin dhe ofrojnë nivele të larta të të ardhurave për njësi të sipërfaqes.
• Evidentimin e aktiviteteve prioritare jo bujqësore sipas zonave dhe një plan veprim lidhur me mbështetjen e zhvillimit të tyre, Zhvillimi dhe diversifikimi i formave të mbështetjes ndaj prodhuesëve, jo vetëm në vlerë, por dhe në natyrë, duke përmirësuar kështu dhe skemat e shpërndarjes së ndihmës ekonomike për familjet e varfëra.
• Stimulimi i mbështetjes financiare në vlerë, me përparësi të grupeve të podhueseve, për mbështetjen e kooperimit.
• Stimulimi i mbështetjes financiare në natyrë.
• Stimulimi i mbështetjes financiare përmes agroindustrisë.
C. Rezultatet e pritura nga kjo Politikë/Strategji.
Sjellim në vëmëndje se një Politikë/Strategji e tillë do të mund të sjellë/ofrojë një numër përfitimesh të rëndesishme, e më konkretisht:
• Përdorim më të mirë të resurseve natyrore në zonat rurale.
• Rritje reale të nivelit të punësimit në fshat.
• Orientim të prodhimit drejtë strukturave me efiçiente
• Rritje e nivelit të intensifikimit të prodhimit.
• Rritje të produktivitetit të punës.
• Rritje e prodhimit dhe produktivitetit.
• Rritje të nivelit të prodhimit dhe të të ardhurave.
• Rritje exporteve.
• Rritje e kontributit të bujqësisë në GDP.
• Reduktim i çmimeve të produkteve ëe konsumit.
• Zhvillim rural të qëndrueshëm etj./ Universiteti Bujqësor i Tiranës