03.04.2019 - 15:05
Një grup studentësh në Shkodër janë ngritur në protestë ditën e sotme.
Studentët i janë rikthyer protestës, pasi sipas tyre nuk është mbajtur premtimi për të hapur godinën e re të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik, që u ishte premtuar më 1 janar. Më tej, ata kërkuan vënien në funksion sa më shpejt.
Në një moment studentët tentuan të hyjnë me forcë në godinën e re por janë ndaluar nga rojet e sigurisë. Gjithsesi ata kanë mundur të thyejnë xhamin e derës hyrëse.
Protesta ka qenë e organizuar nga një numër i vogël studentësh.