MENU
klinika

Tundimi i postrealitetit

Grimaldi – realiteti i padukshëm

04.04.2019 - 12:10

A ekziston vërtet realja, objektivisht, pavarësisht meje? Apo është thjesht një magjepsje e imagjinatës sime? Mos është vetëm një interpretim i shqisave, pritshmërive, shpresave dhe parashikimeve të mia? Këto janë pyetjet që filozofi Nikolas Grimaldi ngre në librin e tij të fundit.

Në filozofi problemi i reales është i mprehtë: term i shpeshpërdorur në përditshmërinë tonë kryesisht si formë ndajfoljore, vepron si argument autoriteti: “ndodhi realisht kështu”, mund të themi për të përmbyllur një bashkëbisedim, sinonim i me të vërtetë dhe objektivisht. Por çfarë na siguron se e vërteta është reale dhe objektive dhe jo fryt i imagjinatës sonë? Kush na siguron që nuk i marrim ëndrrat për realitet?

Si të kuptojmë realen pa e humbur atë. Ëndrrat, fantazitë, seksualiteti, dashuria, lidhja me vetveten dhe të tjerët, besimi dhe feja, politika dhe ideologjia, sigurisht dhe arti … Disa fusha duket sikur i rrëshqasin fuqisë së imagjinatës, joshjes së imagjinatës për të përdorur titullin e librit të Nikolas Grimaldit. Subjekte të trajtuar në kapituj të shkurtër, nisur nga pyetje rreth reales: a mund ta konceptojmë ndonjëherë realitetin si të tillë? Nëse e perceptojmë, mund të dallojmë vetëm vënien e imagjinatës sonë në punë, konsekuente, apo mund të shohim diçka tjetër nga ajo çfarë imagjinojmë, pra realitetin, i aftë për të përforcuar apo për të zhvlerësuar imagjinatën tonë?

 

 

Siç shihet, në këtë rast çështja e realitetit nuk vetëm e mprehtë, ajo është vendimtare, pasi përtej të qenit një problem i largët, abstrakt, metafizik, një problem i bashkëveprimit midis të kuptuarit dhe imagjinatës, ku do kishim të bënim me një veprim thjesht për të rehabilituar këtë të fundit si një hapje me botën, një vend i bërë për shmangien dhe bukurinë, kjo problematikë mëdysh esencën e realitetit, aftësinë për t’u perceptuar si i tillë apo dhe fuqinë e tij. Pra, si t’i ngremë pyetjet për realen, t’i mbyllim hesapet me autoritetin e tij, të hedhim tutje atë pjesë të imagjinatës që e trazon, që e informon, për më tepër pa e mohuar krejtësisht dhe ta bëjmë atë të zhduket?

Te dashuria, imagjinata është në zemër të jetës sonë, për atë që ne e perceptojmë, marrëdhëniet me veten dhe me të tjerët, fundja në zemër të bindjeve, besimeve dhe ëndrrave tona. E parë në këtë këndvështrim, vështirë të dallosh atë që është e vërtetë dhe e imagjinuar, ndërmjet realitetit dhe të asaj që ne presim prej tij.

 

 

Dashuria në këtë aspekt është e mrekullueshme: presim të biem në dashuri, duam të biem në dashuri, vihemi në dispozicion të kësaj dashurie duke parë rreth nesh një tërësi shenjash, duke e shndërruar takimin e një femre në një “paraqitje”; dhe kur jemi të dashuruar, nuk e kalojmë gjithë kohën me aktin, dashuria mund të kapërcejë seksualitetin, konkreten, realitetin, njëlloj si Madame de Mortsauf në “Zambaku në luginë” i Honore dë Balzak … Së fundmi, deri në njëfarë pike. Por deri ku? Deri ku mund të vazhdojmë pa realitetin?

Tundimi i postrealitetit. Tek “Neveria” e Sartrit, personazhi Roquentin mbërthehet nga një ankth i tmerrshëm pikërisht faqe këtij realiteti: a ka një qëndrueshmëri, një fortësi, një vendqëndrim? A mund të jemi të sigurt për të? Realiteti ka virtytin të na sigurojë… deri në pikën kur ne fillojmë të dyshojmë tek ai. Këtu qëndron edhe paradoksi i realitetit: po sikur të ishte ai dhe jo imagjinata, rezultati i një interpretimi të përgjithshëm? Shpesh pyesim veten se si të reshtim së kërkuari, duke e ruajtur, por a duhet? Ndërsa flasim për “pas të vërtetës”, mos duhet të flasim për “postrealitet”?

Propozimi i Nikolas Grimaldit është i mençur: terrorizmi, ideologjia, besimi i tepërt janë të pranishme në faqet e librit. Është pikërisht personazhi i Roquentin, edhe pse e zënë neveritjet pranë një peme, i jep udhë realiteti: kur dëgjon këtë ritëm vallëzimi, atëherë ndërgjegjësohet për plotësinë e realitetit, realiteti nuk ndodhet para syve, por shushurin rrëzë veshit, jashtëzakonisht i pranishëm, por i padukshëm.

(“Magjepsjet e imagjinatës” – Nicolas Grimaldi)

 

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!