04.04.2019 - 14:50
Gjykata e shkallës së parë kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 5 të arrestuarit pas protestës së 16 Shkurtit.
Të akuzuarit kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa Gjykata e Apelit Tiranë vendosi arrest me burg për: Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi.
Florenc Hoxha, është ish-kreu i Policisë Bashkiake, i cili u shoqërua në polici mbrëmjen e 16 shkurtit, pasi policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij.
Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa po ashtu të shoqëruar në polici pas protestës.