MENU
klinika

Ka dështuar?

Taksa e pronës, nis “gropë” 2019-ta

04.04.2019 - 14:52

Bazuar në disa të dhëna të Ministrisë së Financave, vihet re se performanca e bashkive për mbledhjen e taksës së pasurisë, për muajt Janar-Shkurt 2019 ka rënë në raport me një vit më parë.

Kjo performancë e ulët e bashkive erdhi edhe pse patën një periudhë kohore prej 9 muajsh që nga marrja e vendimit për zbatimin e metodologjisë së re të taksës së pronës.

Sa lekë taksë janë mbledhur?

-Në muajin janar 2019 janë mbledhur 221 milionë tasë pasurie, 46 mln lekë më pak
-Në janar 2018, ishin mbledhur 267 milionë.
-Në shkurt 2019, janë mbledhur 431 milionë lekë, nga 494 milionë të arkëtuara në shkurt të 2018. Pra 63 mln lekë më pak.

taksa-e-shtepise-konica.al

Sa lekë mblodhi nga taksa e pasurisë pushteti vendor në 2018?

-Mblodhi rreth 5.2 miliardë lekë nga taksa e pasurisë, duke lënë pa arkëtuar 147 mln lekë

Sa është plani vjetor për këtë vit?

-Për këtë vit plani është rreth 6.9 miliardë lekë