MENU
klinika

Detajet e bisedës

Reformat e Shqipërisë për në BE/ Rama telefonatë të rëndësishme me Tsiprasin

04.04.2019 - 17:39

Menjëherë pas jehonës për vendimin e marrë për pronat në Himarë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me homologun grek Aleksis Tipras, thekson mbarë shtypi grek.

Dy kryeministrat kontaktuan për reformat e domosdoshme të Shqipërisë për integrimin në BE. Pak ditë më parë Aleksis Tsipras dërgoi një mesazh të qartë Shqipërisë nga Samiti i Rumanisë, ku ndodhej, pas publikimit të vendimit ministror për pronat e himariotëve në fletoren zyrtare.

rama tsipras-konica.al

Zyra e shtypit të kryeministrit grek thekson se axhenda e bisedës telefonike përfshinte reformat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Burime theksojnë se Tsipras u ndal gjatë në çështjen e pronave në detin Jon si dhe në legjislaturë përkatëse për minoritarët.

Gjithashtu, u diskutuan marrëdhëniet bilaterale ekonomike dhe zhvillimet e fundit në rajonin ballkanik.