MENU
klinika

Vrasjet në burgje

Mediat greke: Mafia, lidhje dhe me avokatë

05.04.2019 - 13:37

Media greke “Zougla” vazhdon të trajtojë rastet e dhunës në burgjet greke, sidomos ata të sigurisë së lartë.

Aty përshkruhet drama që ndodh në to, si dhe lidhjet e drejtpërdrejta dhe të fshehta që ekzistojnë mes botës së krimit dhe avokatëve të njohur grekë.

Sipas së përditshmes helene, mafia e burgut është thuajse e pamundur të mbahet e qetë, pasi planet e tyre tejkalojnë pritshmëritë.

Ndërkohë vihet në dukje edhe fakti se ata nuk kanë mëshirë për asgjë. “Zougla” raporton se ka dyshime se edhe avokati grek Zafiropoulos është vrarë me porosi nga mafiet shqiptare në burgjet greke.

Ndërsa në lidhje me vrasjet në burgjet greke dhe trazirat që bëjnë grupet kriminale, që kanë në përbërje më shumë shqiptarë, përveç rivalitetit dhe tradhtive brenda grupimit, po hetohet edhe për lidhjet e mafies së burgjeve me një avokat të njohur në Greqi.

Grupet shqiptare në burgjet greke,veçanërisht në Koridallos kanë karakteristika të një grupimi të dhunshëm, që ka vepruar thellë në botën e nëndheshme greke, duke vepruar si një rregullator i zhvillimeve në botën e errët të krimit.

Media e lartëpërmendur vë në dukje se fakti që këta elementë kriminalë arrijnë të veprojnë edhe në qeli, mund të ketë lidhje me faktin se ata kanë krijuar raporte madje  edhe me elementë të avokatisë, gardianëve apo edhe drejtësisë në Greqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi