MENU
klinika

Detajet nga ngjarja e rëndë

Shpërthen granata, mbetet viktimë një fëmijë

05.04.2019 - 15:50

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë në Bulqizë.

Një fëmijë ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Fëmijët kanë hasur granatën në vendin ku ishin duke luajtur. Ngjarja është shënuar në fshatin Kokërdhak në Fushë Bulqizë.

Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i granatës, ndërsa bashkëmoshtari i tij është nisur me helikopter drejt Tiranës.