MENU
klinika

Problemet me transportin urban

Banorët protesta në Dropull: Do bllokojmë Kakavijën!

05.04.2019 - 17:30

Banorët e fshatrave të thellë malorë të Dropullit të Sipërm janë grumbulluar në fshatin Vrisera për të adresuar shqetësimin e tyre në lidhje me transportin publik.

Konfuzioni me linjat e transportit urban lindi tre muaj më parë kur linja e re Gjirokastër – Dropull – Gjirokastër u vu në funksionim duke nxjerrë jashtë loje 4 operatorët e dikurshëm që kanë operuar në këtë zonë për më shumë se dy dekada.

Ata thonë se linja e re e liçensuar disa muaj më parë nuk i përshkon këto fshatra, duke detyruar banorët, kryesisht të moshuar të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër – Dropull.”

Ndërkohë një ditë më parë, shoferët në Gjirokastër i dhanë fund protestës pas 11 ditësh . Ata protestonin mbi përplasjet e orareve dhe rregullave pas liçencimit të linjave reja Libohovë -Tirane dhe Dropull – Tirane.  Shoferët kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Transporteve, por pohojnë se në rast mosrespektimi të saj, do t’i rikthehen protestave.

Banorët paralajmërojnë se nëse situata nuk ndryshon brenda 15 ditëve ata do të bllokojnë rrugën nacionale në hyrje të Pikës Kufitare të Kakavijës.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë