Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix të Turqisë, duke e mposhtur ne finale Otgontsetseg Galbadrakh.
Xhudoja vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës. Në Grand Prix të Turqisë, Krasniqi, garuesja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë turne, rrëmbeu të artën, duke e mundur në finale xhudisten nga Kazakistani.
Distria triumfoi me Ippon në kategorinë 48 kg, duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh. Kjo është medalja e dytë për Krasniqin këtë vit, ajo ka triumfuar edhe në Grand Slam të Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë.
Distria Krasniqi kaloi në gjysmëfinale duke mposhtur serben Andrea Stojadinov. Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare mundi koreano-jugoren Yujeang Kong.