MENU
klinika

VIDEO

Delegacioni shqiptar në Katar, Balla publikon pamje nga takimi

06.04.2019 - 13:00

Përmes një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballaka publikuar pamje nga takimi i delegacionit shqiptar me kreun e parlamentit të Katarit Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud, gjatë një vizitë zyrtare në Katar.

Balla shkruan se ky ishte takimi i parë i delegacionit shqiptar, ku u theksuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u kërkuar zgjerim i bashkëpunimit.

Po kështu Balla thotë se në takim, kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi kërkoi edhe mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Postimi:

Bashkë me Kryetarin e Kuvendit z. Gramoz Ruçi dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë znj. Vilma Bello dhe z. Musa Ulqini si edhe sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit të Shipërisë z. Genc Gjonçaj po zhvillojmë këto ditë një vizitë në Katar.

Delegacioni shqiptar takimin e parë e pati me Kryetarin e Parlamentit të Katarit z. Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud.Gjatë takimit z.Ruçi vuri në dukje marrëdhëniet e mira dypalëshe me Katarin si edhe sugjeroi zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, rritjen e bashkëpunimit ekonomik si edhe shtimin e investimeve nga Katari.

Nga ana e tij kryetari i Parlamentit të Katarit, z. Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud vuri në dukje se Shteti i Katarit është mjaft i interesuar dhe i vendosur të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend mik.

Në takim z. Ruçi kërkoi edhe mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.