Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk i ndahet pasionit të tij për muzikën.
Fakti që nuk është profesionit nuk e pengon atë për tu ngjitur herë pas here në skenë dhe për të demonstruar aftësitë e të kënduarit.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fundjavë në një nga lokalet e kryeqytetit ku ka performuar përkrah këngëtares së njohur Eneda Tarifa këngën e njohur arbëreshe dhe mjaft të dashur për publikun “Moj e bukura more”.
Sakaq ish-ministri i Brendshëm pritet të dalë para gjykatës me dy akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.
Me 3 prill janë përcaktuar gjyqtarët që do gjykojnë ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Trupa gjykuese përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.