MENU
klinika

Vetting-u brenda partisë

PD si konservatorët britanikë, zgjedhja e kandidatëve në 3 faza

06.04.2019 - 22:09

Partia Demokratike përqafon modelin konservator britanik për votimin e kandidatëve nga anëtarësia, e cila do të kalojë në 3 faza.

Në fazën finale të përgatitjes së modelit të përzgjedhjes së kandidatëve të PD, mësohet se ndodhen në Tiranë prej dy ditësh Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.

Sipas PD, përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po i gjenden pranë me eksperiencën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Seleksionimi i kandidatëve të PD, do të bazohet në tre faza kyçe: Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve; Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë; Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Sipas PD, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.

Ndër të tjera PD shprehet se përzgjedhja do të jetë një Vetting brenda vetë partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do ta përfaqësojnë në parlament dhe në pushtetin lokal.