MENU
klinika

Dine Dine i internuari i përjetshëm

Kalvari në kampin e shfarosjes në Tepelenë

07.04.2019 - 15:34

“Kampi i Tepelenës ka qenë kamp shfarosje. Thuhet se kanë vdekur rreth 300 vetë. Po të më pysësh mua, aty çdo ditë dëgjoja që vdiq ky fëmijë, vdiq ai fëmijë. Për ditë vdisnin nga dy, tre fëmijë. Ne e kishim pa caktim, internim i përjetshëm”. I internuari i përjetshëm, Dine Dine rrëfen momentet e internimit dhe dënimet e vazhdueshme që sigurimi i shtetit i bënte çdo 5 vjet.

Në një intervistë për kujlto.al, Dine Dine dëshmon vuajtjet sfilitëse të kalvarit si i internuar në kampin e Tepelenës.

 

 

 

Dëshmia e plotë

 

Internim i Përjetshëm:

 

Kampi i Tepelenës ka qenë kamp shfarosjeje. Thuhet se kanë vdekur rreth 30 vetë. Po të më pysësh mua, aty çdo ditë dëgjoja që vdiq ky fëmijë, vdiq ai fëmijë. Për ditë vdisnin nga dy tre fëmijë. Ne e kishim pa caktim, internim i përjetshëm.

 

Në Porto Palermo, tek kalaja e Ali Pash Tepelenës kur u futëm për herë të parë shkuam me duar përpara. Ishte një errësirë e plotë, nuk dije nga të shkoje. Dikush rrëzoheshe se kishte dhe ndonjë shkallë diku aty sepse nuk shikoje gjë. Më kujtohet një gjë si tani që nuk do e harroj kurrë. Kur flinim në krevat më kujtohet lundronte një tas aty afër krevatit tim sepse nuk kishim ku ti vendosnim. Ishte një tmerr. Buka më kujtohet si tani, ishte bukë fik,e ishte e ngjeshur nuk haeshe fare po unë nga uria ca zbën, ne hanim dhe gurë. Pastaj na dërguan në Turan. Në Turan nuk mbaj mend, nuk dinim as ku rrinim. Aty filluan të vdisnin masivisht.        Nuk shihja as shtëpia, asgjë. Ishte një vend i shkret atje. Në Tepelen për shembull nga që ishte pisllëk i madhë, na ra dhe zgjebja nja tre vetëve. Mua, Lekë Mirakës dhe Meleq Maloshit. Na shëroj nëna ime me gurë kali dhe gëlqere.  Fill pas asaj shkonin nëpër mure, ka qënë një si kasolle aty edhe kruheshim aty. Nuk di sa zgjati.

 

Në ç’moshë shkuat në Tepelenë?

 

Në Tepelenë kam shkuar afër 6 vjeç. Në fillim të vitit 1949 deri në 1954. Pas 1954 na traferuan në Tepelenë se aty në Turanë u bë nami vdisnin njerëz për ditë nga mungesa e ushqimit, nga lodhja, nga papastërtia. Kështu urgjentisht na çuan në Tepelenë. Në Tepelenë vdisnin për ditë. Ne ishim fëmijë ne i shikonim si lodra. Edhe varret që i trasferonin nga një vend, ishin diku afër kampit ishin dhe banjot atje, kohët e fundit më kujtohet që i dërguan afër Bënçës atje. I mbulonin 20 cm edhe kur të vinte dimri pak nga pak ti merrte me vete. Fëmijë vdisnin përditë. Më kujtohet një rast që nuk do e harroj kurrë. Biles edhe tani ja harroj emrin, më duket se e kishte Bardhok Gjini, ai bënte gota rakie me kto gjylet, në luftën e dytë botrore, ja hiqte pjesët e fundit edhe e përdorte për gota rakie e i shiste për një cop bukë. E bënte vazhdimisht atë punë, duket që ato gjylet kanë qenë të pa shpërthyera edhe një ditë unë kur po luaja me fëmijët rreth 40 metra më andej, vetëm kur na ranë ato ciflat, u bë një zhurmë e madhe. Erdhën urgjent e morën me barela e çuan në infermeri. Kishim një infermeri aty në Tepelenë, ishte një infermier i ri aty një djal i ri Haziz Ndreu e kishte. Se harroj kurrë, shkova atje kurjoziteti i fëmijës. Ai ishte bërë copa edhe këto laprat e syve i kishin rënë. I thoja unë “o Bardhok, a sheh ti Bardhok sheh?” Ai thoshte për zotin më duket se po. Unë rrija aty, isha kurjoz. Ishte bërë që skishe ku ta kapje. Papritmas thoshte, kam katër ditë që se kam marrë racionin e bukës. Dua racionin e bukës, kam katër ditë që se kam marrë racionin e bukës.   Merre me mend po vdiste edhe kërkonte racionin e bukës. Vetëm ky fakt tregon që uria ishte e tmerrshme. Atje në Tepelenë, nënën e shihja që po bëhej kockë e lëkurë se më jepte për të ngrën edhe racionin e vetë. Dihet është thën nga të gjithë që ishte bollgur me krimba. Në fillim nëna fillonte t’i hiqte nga pak e nga pak në një tas. Sishte një aty kishte shumë. Pastaj u mësuam se uria ishte e tmerrshme. Nëna mi fuste ato bukat në tenxheren me lëng, bollguri me grimba aty dhe bukët fryheshin, që të më jepte përshtypjen se po haja shumë. Për çdo 10 minuta shkoja aty edhe nëna ime ishte rrobaqepëse, me një kandil  qepte. E shihja çdo natë nënën time duke qepur me dorë se makinë qepse nuk kishte. Atë që duhet ta qepte me makinë e qepte me dorë ajo me një kandil. Komandanti i kampit Xhaferr Pogaçe, e mbaj mend se i pruri nënës kostumin. Kostum ushtaraku, që nëna tja kthente mbrapsht, kthente nëna qepte edhe për gra për burra. Duket që ai i dha ca para nënës, edhe nëna bleu ca miell atje. Më kujtohet një mëngjes që më tha, hajde se do tët bëj llallagia i thoshin ato, palaçinka i themi ne. Gëzim më të madh nuk kishte. Bëri palaçinka atë ditë edhe hëngrëm ne. Ajo ishte dita më e lumtur se bënim palaçinka ne dhe hanim. Ishte një uri e tmerrshme. Po shikoja njërin njëherë që po hante një vezë të rrahur. I them nënës unë dua një vezë të rrahur. Se ku e gjeti nuk e di dhe më tha nëna kemi vetëm një tas alumini këtu nuk rrifet, ato duhet të rrifen në pjata qelqi. Hajde se rrifet i thoja unë edhe ma rrahu ashtu. Ajo u bë si një lëng gri që nuk haeshe, megjithatë ishte puna se do më shikonin fëmijët e tjerë . Ishim në krevat dhe krevatet ishin pa ndarje, burra e gra bashkë atje. Më mbuloj nëna me çarçaf edhe e hëngra ashtu, pas gati një ore unë shkova dhe e volla. Duket se nga alumini helmet e kto.

 

A kishte vdekje në kamp?

 

Thuhet se kanë vdekur rreth 300 vetë. Po të më pysësh mua, aty çdo ditë dëgjoja vdiq ky fëmijë vdiq ai fëmijë. Për ditë vdisnin nga dy tre fëmijë. Kampi i Tepelenës ka qenë kamp shfarosje mos flasim pastaj për ata që shkonin në malin e Bënçës atje. Ngarkonin dru që ishte e tmerrshme, mos kesh për të ngrën, mos kesh fuqi për të mbajtur një pesh të vogël dhe je i detyruar të mbash kunjtal mbi shpin dhe nga Bënça duhet ti zbrisnin atje poshtë. Mua më tregonte një kushuriri im për njërin për një Mark. Ishte trup madh, atje kur shkoje për të marrë gjellën edhe e shikonte ai që kur e hodhi atë garuzhden një cop mishi i madhë. Ai kur e pa u kënaq sepse kishte një uri të tmerrshme, do shkonte nesër përsëri të shkarkonte dru. Atje në drek i gatuanin, kishte kazane e guzhunier. Ky kishte nja dy tre pal corape, nga që punonin gjithë ditën i kishte larë aty në Bënç pa sapun edhe i kishte varur mbi një pemë. Nën pemë ai ziente gjellën.  Duket se ka fryrë një erë atje dhe kanë rënë corapet. Kur fillojnë ndajnë gjellën kur shiko ai corapet. E panë të gjithë. Filluan duke i bërtitur guzhunierit. Ç’faj kishte guzhinieri, ku i pa guzhunieri që i ranë. Ky racionin që mori në dark ai atje i ra një cop mishi goxha e madhe, atë e ruajti ai që ta hante në dark. Shkon tek gjella, ishte uri e tmerrshme gjithë ai trup, punonte gjithë ditën .   Filloj të hante lëng më përpara, shpejt e shpejt. Kur nxorri atë mishin, ai skishte qenë mish se ku kishte mish atëhere ai kishte qenë një mi. Pas një çerek ore i kishte rën të fikët atij. Shkojnë e marrin e përmendin me ujë. Prej Tepelene na dërguan në Savër të Lushnjes, dukej një botë tjetër. Na përzien me të lirë të internuar bashkë. Filluam punën si gjithë të tjerët në fermë. Atëherë kishin nevojë për ndërtim shumë edhe nuk shkonte njeri për ndërtim. Shumica e të persekutuarve u bën murator, një ndër ato ishe dhe unë. Në Savër ndenja 7-8 vjet 20 vjet se kam iden pastaj na transferuan. Ishte një operativ atje, nuk kishte qef që aristokracia kështu, dilnim në Lushnje ne. Vetëm në të Savrës na lejonim të shkonim në Lushnje. Ato të kampeve të tjera duhet të merrnin leje edhe për të ardhur në Savër. Ishim të privilegjuar me një fjalë. Më kujtohet që aty kishin ardhur dhe rreth 3 kushurira të Enver Hoxhës aty, vajza. Edhe ato kishin qef për të dal. Kujtonin se bota është shesh. Vendosin na transferojnë ca familje të mëdhaja, ne ishim zvogëluar aq shumë sa. Markagjonët, Mirakët, Dinet nja katër pes familje na ndëruan gjasme me disa të tjerë. Do tët them vetëm një episodë. Pas shumë vitesh që ndenjëm edhe në Gjazë, më erdhi koha që duhet të lirohesha, i plotsova 5 vjetshin. Nga viti 61 e bën këtë nga 5 vjet e nga 5 vjet. Ne e kishim pa caktim. Internim i përjetshëm edhe vjen një nënpunës i degës së punëve të brendëshme edhe thot që kam ardhur tët njoftojë  mori sekretarin e partisë, kryetarin e këshillit. Më thot kam ardhur të shtohet vuajtja e dënimit edhe me 5 vjet. Unë kisha një periudh që kisha humbur edhe shpresat që nuk do mbarojnë kurrë këta. Ky sistem nuk vdes më kurrë, isha dhe pak i revoltuar. Kisha një natyrë që sa i urtë një herë tjetër i prapt. Natyrë kontradiktore edhe ndodha një pozicion të keq edhe gjithë autoritet unë. I them me ç’motivacion të lutem? Si, tha ai?         Kisha dëgjuar nja dy javë përpara që kishte thënë sekretari i partisë se ne jemi vendi më demokratik në botë. I them unë e di ti që ne jemi vendi më demokratikë në botë, si dënohet njeriu pa motivacion? Unë po të pyes në sy të sekretarit partisë dhe kryetarit të këshillit, çfarë kam bërë unë tani që po ridënohem? Ai u tregua i sjellëshm, më tha unë jam vetëm një nënpunës i thjeshtë, në rast se ti nuk e firmos këtë, do ta vërtetojnë këta të dy që unë e bëra punën time. I thash me asnjë konditë nuk e firmos i thuaj atyre të degës që ai nuk e firmos nëse nuk i sillni motovacionin.   Po deshe rrim edhe nja dy orë këtu, po deshe më lini të iki se skemi çfarë të bisedojmë. Po mirë tha ai, na fal. Jo i thash thuaj atyre të degës edhe kështu vazhdoj ajo punë. As kthyen përgjigje asnjëgjë, para arrestimit ndodhi kjo punë. Mua më kanë thirrur tre herë. Ndoshta kam menduar po smund të jetë e paprecedent kjo se kanë thirrur herë pas here. Unë kam patur një natyrë që rrija edhe në Lushnje, isha i ri atëhere nuk ishte kjo luftë klasash që u bë më vonë, me regjisorë, me poet, me arsimtar kisha miqësi shkoja e vija, shkëmbenim libra.  Dukesha më naiv se ç’isha. Kanë tentuar disa herë, më e çuditshmja është se edhe brenda në burg. Më arrestuan më dërguan në Spaç më dënojnë 10 vjet sepse njërit i kisha shpjeguar teorin e Frojdit. Unë i thash që para dy vjetësh ose tre një revistë “Ylli”, një lexues kërkonte të dinte ç’është Frojdizmi. Edhe ata i kyen përgjigje, Frojdizmi shpjegon ca sjellje  të njeriut që e drejtojnë disa forca irracionale të errta që lindin bashkë me njeriun edhe që kanë pushtet fatal mbi të. Kështu që nëse unë do kisha bërë agjitacion për Frojdin, të kisha bërë agjitacion do i kisha thën pikërisht këtë. A keni gjetur ndonjë libër a ndonjë material që unë marrë vesh nga këto gjëra? Atë revistën e kam po të doni e merrni se e keni në shtëpi atje edhe e keni të shkruajtur. Kur ta kam thënë këtë? U mendu pak për këtë edhe thot para 10 vjetësh. I them, isha i sigurt që ai nuk mund ta ripërsëriste, ishte e vështirë ajo. Hë i thash kjo është një shprehje që unë e kam gjetur tek librat e këtij se ky ka mbaruar dhe shkollën e lartë, e ka shumë kollaj ta përsërisi. Këtë që të thash tani i thash, ja thash avash avash. I them ma përsërit në sy të gjykatësit. Ai po rrinte po rrinte edhe i kthehet gjykatësi edhe i thot hë përsërite. Tek ky i kisha ato se ky ishte intelektual skisha bërë agjitacion kurrë me të dhe papritmas vjen e thot. Më dukej gjë e ulët edhe këtij spara ja falja kollaj. Ata të tjerët ishin dava injorantë, luanim futbollë bashkë, biles futbolli na bashkoj. Kur i bërtiti gjykatësi nuk mundem tha. E di tha ai që të dënoj për dëshmi të rreme, jashtë. Jo i thash unë, mos nxirr atë jashtë më nxirr mua edhe lëre atë të rrij brenda se po gënjen. Ju e shihni që të gjithë po gënjejnë se ua hodha poshtë. Edhe njëri, ai ishte një dyqanxhi. Më kujtohet që njëherë më kërkoj mjalt për sëmundje. I dhash nja katër kile mjalt. Isha xhymert unë, isha kavaljer. Kisha nja 8 bletë. Ai zdinte si të më falenderonte. Unë kur shkoja të merrja bukën, se ai më akuzoj edhe për bukën. Më dha njëherë bukë, që e kishte marrë kastile atë që ishte bukë e rrafshët. Kjo ishte akuza. Më bëri përshtypje se më dilnin emrat e shokëve, andej këtej. Unë e kam evituar këtë pjesë kaq bukur se kam vënë një emër tjetër  po episodin e kam vënë. Meqë spranova asnjë nga akuzat edhe iu a hodha poshtë me fakte dhe meqë nuk pranova aty më dënuan me 10 vjet. Krimi duhet dënuar sepse brezat që vijnë që zdinë asgjë që ç’është bërë në të kaluarën, brezat që vijnë do mendojnë se krimi nuk dënohet kurrë në këtë tokë. Prandaj krimi, e kaluara nuk duhet harruar  duhet kujtuar çdo hap dhe e keqa duhet kujtuar që mos përsëritet më. Duhet të jetë nën dinjitetin e këtij kombi t’i injorojmë gjërat në këtë farë feje.

 

Quhem Dine Dine, jam një i internuar i përjetshëm. Tërë jetën kam qenë në internim. U dënova me agjitacion e propagandë me 10 vjet, tani jam i lirë. Jam liruar vetëm kur dola nga burgu.

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Muze virtual komunist"

Tepelena varg i diktaturës-zinxhir


Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!