08.04.2019 - 11:11
Ndërtimi i një shkolle 9-vjeçare dhe të mesme pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ka sjellë reagime të forta dhe rezistencë tek pedagogët dhe studentët.
Sipas projektit të Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e kësaj shkolle të integruar duhet të prishte fidanishtja e universitetit.
Prishja e kësaj fidanishteje ka sjellë kundërshtimin me forcë të studentëve dhe pedagogëve.
Në shenjë proteste, Asambleja e Pedagogëve ka vendosur bojkotin e procesit mësimor.
Këtë projekt e ka kundërshtuar me forcë edhe Partia Demokratike, duke e cilësuar si një lojë të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.