Keni pasur ndonjëherë ndjesinë e kruarjes së veshit, duke dyshuar madje mos ndoshta diçka kishte hyrë në brendësi të tij? A është e mundur që një insekt të hyjë vërtët në veshin tuaj? Kjo temë mund të përbëjë shqetësim për shumë njerëz, ndaj është mirë që ta saktësojmë që në fillim: Po është e mundur që një insekt të hyjë në veshin e njeriut, por përpara se të përfshiheni nga paniku duhet të dini se diçka e tillë nuk ndodh shpesh dhe nëse ndodh nuk është kërcënuese për jetën por vetëm e bezdishme.
E tillë ishte edhe për një qytetar nga Elbasani, në veshin e të cilit kishte hyrë një buburrec. Mjekët e spitalit rajonal të qytetit tregojnë sesi kanë nxjerrë nga veshi i pacientit një buburrec të vogël të mbuluar nga dylli. Shqetësimi i pacientit ishte dhembje e herpashershme e veshit si dhe rënie e dëgjimit, gjë që çoi mjekun të mendonte se kishte nevojë për pastrim. Gjatë procesit, mjeku vuri re që insekti i mbuluar nga dylli ishte zhytur në thellësi të kanalit i dëgjimit, lëkura e të cilit ishte irrituar. Për fat insekti, sikurse bëjnë me dije mjekët, nuk kishte mbërritur tek daullja e veshit.
Heqja e buburrecit u bë pa ndërhyrje kirurgjikale i lejoi më në fund pacientit që të mos kishte më dhembje dhe as probleme dëgjimi. Komplikimi më i zakonshëm nga një insekt në veshin është një membranë tympanike e ruptuar, ose shuarja e veshkave. Në rastin në fjalë buburreci kishte ngordhur brenda veshit për shkak të dyllit, por në një rast tjetër rreziku është disi më i lartë për shkak se ekziston mundësia e pickimit apo gërvishtjes e cila çon edhe në gjakderdhje dhe irritim të daulles së veshit. Teksa nëse insekti nuk hiqet tërësisht, mund të ndodhë edhe infeksioni i veshit.