08.04.2019 - 14:48
Media greke “Hellas now” shkruan se Amerika ka dhuruar armë të reja për Shqipërinë. Kjo media citon disa portale shqiptare, duke thënë se “shqiptarët po bëjnë thirrje për luftë”.
Në shkrim thuhet se Amerika ka dhuruar 37 automjete të blinduara në Shqipëri.
“Spekulimet janë që Shqipëria mund të ketë përplasje me Serbinë, e cila mbështetet nga Rusia.
Kohët e fundit, Rusia ka dorëzuar gjashtë MiG-29 në Serbi dhe është e angazhuar për të siguruar 60 automjete të blinduara.
Siç dihet tashmë, Beogradi ka 14 aeroplanë MiG”, shkruhet në median greke.
Në artikull, më tutje shkruhet se video me armatimet e Shqipërisë të blera nga Amerika u regjistrua rastësisht nga qytetarët shqiptarë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përmbledhja ditore e rajonit
‘Kosova nuk do të anëtarësohet në INTERPOL’
Deklarata e Mentor Nazarkos