MENU
klinika

Nga The Guardian

Britania duhet të marrë pjesë në zgjedhjet europiane

08.04.2019 - 16:42

Britania e Madhe është e lodhur nga Brexit. “Asgjë nuk ka ndryshuar” për disa javë, ju dhe tani zgjedhjet evropiane po afrojnë.

E majta britanike duhet të angazhohet.

Nëse, në fund, ne mbetemi brenda BE-së, ka çështje që duhet të merren në konsideratë. Mbase duhet luftuar për ndryshimet klimatike, rritjen e të djathtës ekstreme dhe keqtrajtimin e migrantëve.

Muajin e kaluar, përpara ndërtesës ku deputetët po komplotojnë lëvizjet e tyre të ardhshme dhe stacionet televizive qëndrojnë ditë e natë, mijëra nxënës u mblodhën si pjesë e një lëvizjeje globale që kërkonte veprim për shkatërrimin e klimës.

Ne duhet të dëgjojmë më shumë lidhur me njerëzit në mbarë botën për ndryshimet klimatike; për mënyrën se si deputetët mund të bashkohen me aleatët e tyre të majtë dhe si mund të duket ky bashkëpunim i ardhshëm.

E djathta është në rritje dhe tashmë përpiqet të komandojë BE. Matteo Salvini, zëvendëskryeministri italian, i cili vitin e kaluar tha se do të dëbonte romët nga vendi i tij, po përpiqet të ndërtojë një aleancë të partive të ekstremit të djathtë për zgjedhjet. Nëse fiton më shumë pushtet dhe është në gjendje të përdorë politikën kundër emigrantëve për të promovuar një Europë racore homogjene, kufijtë e kontinentit do të bëhen më të forta, dhe politikat e shteteve anëtare do të bëhen gjithnjë e më të dhunshme, përjashtuese dhe raciste.

Ne kemi nevojë për një mision të bashkuar, anti-racist, pro-emigrant.

Shkatërrimi i ngadalshëm i planetit përshpejtohet, dhe pabarazia dhe politika anti-migrante rriten. Nuk ka zgjidhje të shpejtë, por e majta duhet të përdorë gjithçka që mundeT për të ndryshuar për mirë.

Zgjedhjet evropiane nuk duhet të konsiderohen si një shpërqendrim i parëndësishëm, por si një mundësi për të bërë fushatë për një të ardhme më të mirë.

Maya Goodfellow është shkrimtare dhe hulumtuese. Ajo është një kolumniste e rregullt për Media Diversified dhe LabourList.