MENU
klinika

Zgjedhjet

Netanjahu drejt fitores me ndihmën e Donald Trump

08.04.2019 - 18:12

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, po përdor të gjitha kartat që disponon për të bindur zgjedhësit se ai është njeriu që mund ta mbajë Izraelin të madh, para zgjedhjeve të së martës.

Pas një dekade në pushtet, në krye të një serie qeverish djathtiste, një pjesë kryesore e fushatës së Natanjahut, ndodhet mijëra e mijëra kilometra larg, në Uashington, dhe bëhet fjalë për presidentin Donald Trump.

Sidoqoftë, Natanjahu dhe partia e tij Likud, po sfidohen madje ashpërsisht nga Benny Gantz, një ish shef i ushtrisë izraelite.

59-vjeçari Gantz, është vënë përballë tij, e nuk ngurron ti përmendë skandalet që kanë mbështjellë emrin e Natanjahut, apo akuzat për korrupsion dhe abuzim me pushtetin për qeverinë e tij.

Pjesa më e madhe e sondazheve, tregojnë se likudi është në avantazh, por ato edhe sugjerojnë që një koalicion i udhëhequr nga Natanjahu ka gjasa të krijohet pas zgjedhjeve.

Nëse Natanjahu fiton, ai do të marrë mandatin e katërt radhazi të tij, dhe të pestin në total, duke u bërë kryeministri më jetëgjatë i izraelit e duke kaluar edhe atin themelues të vendit, David Ben Gurion.

Dhe Donald Trump, ka qenë aleati më i mirë i mundshëm për Natanjahun që nuk ka hezituar ta përfshijë atë edhe në posterat e fushatës.

Trump në fakt ka marrë një seri vendimesh që e kanë forcuar Natanjahun si kryeministër, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin, njohu Jeruzalemin kryeqytet dhe zhvendosi atje ambasadën, e së fundmi njohu edhe sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë Golan.