08.04.2019 - 20:52
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë forcon paqen, garanton sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta thotë se dy shtetet duhet të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare.
Postimi i plotë:
“Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Presidenti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kërkesa për reflektim
Meta kritika të forta politikës: Nevojitet zgjidhja përmes dialogut
Një tryezë dialogu
Kriza politike/ Çfarë i këshilluan Meidani dhe Moisiu presidentit Meta?
50-vjetori i shugurimit