MENU
klinika

Situata politike

Meta takon Sekretarin e OSBE: Zgjidhje efektive sa më parë!

08.04.2019 - 21:47

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Thomas Greminger, teksa ka përcjellë edhe një tjetër mesazh për vendin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se Bashkëpunimi intensiv dhe koordinimi është vendimtar për Kryesimin e Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.

“Shumë i lumtur të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Thomas Greminger. Bashkëpunimi intensiv dhe koordinimi është vendimtar për Kryesimin e Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Shqetësim i përbashkët për situatën aktuale politike në Shqipëri. Zgjidhje realiste dhe efektive sa më parë të jetë e mundur”, shkruan Meta.

Më herët, Presidenti përshëndeti si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon mbrojtjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.