MENU
klinika

Kujtime të hidhura

Beteja e Kaçanikut, 20 vite nga rënia e 28 dëshmorëve

09.04.2019 - 08:52

Historia sjell sot në kujtesën e shqiptarëve betejën heroike të Kaçanikut.

Brigada 162 “Agim Bajrami’ e shkroi suksesin me gjakun e trimave, që dhanë shpirtin për çmimin e lirisë.

Rreth 20 vite më parë, qindra të rinj luftuan të ndikuar nga ideali i tyre për të çliruar Kosovën nga okupimi i regjimit serb.

Ushtria e Sllobodan Millosheviçit në atë kohë kishte planifikuar një skenar vrasës kundër qytetarëve të Kaçanikut.

Ajo sulmoi edhe pupullatën civile, ndërsa kreu masakër si në shumë qytete e fshata të tjera të vendit.

Në betejën e 9 prillit, konkretisht në Lagjen e Re të Kaçanikut u zhvilluan luftime të ashpra, ku në fronin e betejës ranë heroikisht: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha.

Gjithashtu në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin