MENU
klinika

Deklarata

“Këtu edhe qentë lexojnë”, Braçe nga Shkodra ironi me Voltana Ademin

09.04.2019 - 11:31

Teksa ishte në Shkodër duke inspektuar drejtori të ndryshme, zv.kryeministri Erion Braçe tha se do të futen në zgjedhje dhe pse opozita kundërshton qeverinë.

Gjatë fjalës së tij Braçe tha se ka pasur sinjale se në Shkodër ka veprime për blerje votash.

Pjesë nga fjala e Braçes:

Jam ketu ashtu siç e kemi thene per te inspektuar drejtorite rajonale. Kam ardhur qe ne 8 te mengjesit dhe i kam gjetur ne pune ne shumicen e drejtorive ku isha prezent. Ajo qe me shqeteson eshte vendet bosh qe jane ne disa institucione te ndryshme te cilat duhet te plotesohem nga te rinjte dhe per kete nuk i duhet askujt tesara e partise.

Kete here ne Shkoder ne oren 8 te mengjesit kazanet e mbeturinave ishin te pastruar por afer bibliotekes gjeta qente endecak dhe mesa duket ne Shkoder per kryebashkiaken edhe qente lexojne.

Patjeter qe kemi kandidatet per Shkodren per zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se partia socialiste ka nje projekt te madh per ta ndryshuar komplet imazhin e ketij qyteti.

Me vjen keq per menyren si eshte ndertuar Shkodra, edhe per ndertimet dhe jo thjeshte per mbeturinat qe nese s’jane ne kazane jane ne shume vende te tjera qe nuk jane pastruar dhe per kete bashkia Shkoder ka marre shume gjoba nga institucionet.

Sa i perket zgjedhjeve patjeter qe do te futemi ne zgjedhje dhe eshte normale qe opozita te kundershtoje qeverine. Kushdo qe te jete opozita ne do futemi ne zgjedhjet.

Sinjali dhe mesazhet e nderkombetareve jane te qarte duke thene se Parlamenti eshte legjitim, zgjedhjet kane qene legjitime dhe do jene legjitime. Zoti Palmer, zevendes ndihmes i sekretarit amerikan te shtetit qe eshte ne Tirane eshte nje nga ata qe ka lobuar fuqishem per perparimin e Shqiperise dhe proceset ne te cilat ndodhemi.

Kujtoni ju se une nuk kam sinjale per blerje votash ne Shkoder. Edhe ne Shkoder ka patur blerje pafund votash por na keni degjuar ndonjehere te kontestojme kryebashkiaken Ademi, asnjehere perderisa zgjedhjet jane çertefikuar si legjitime. Do vazhdojme te punojme fort ne çdo qytet per te ndryshuar imazhin, edhe ne Shkoder.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN