MENU
klinika

Zgjedhjet e jashtëzakonshme

Pas Thaçit, Vuçiç bën hapin e radhës

10.04.2019 - 09:58

Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga presidenti Thaçi për katër komunat veriore, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, presidenti serb Vuçiç dhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç do të presin në takim përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.

Takimi do të mbahet në pallatin “Srbija” në orën 12:00.

Kuktojmë se zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, tha dje se në takim do të konsultohen me kreun e shtetit serb për zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave në veri të Kosovës.

Kujtojmë që kryetarët e këtyre komunave ka katër muaj që dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj taksës 100% për mallrat serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!