MENU
klinika

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Dislokimi i Forcave Ushtarake në Rinas/ Basha: Lëvizje antikushtetuese

10.04.2019 - 19:34

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Vlora ka komentuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë kontrollin e aeroportit të Rinasit.

Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor i grabitjes Ndër të tjera, kryedemokrati shprehet se zgjidhja e duhur nuk është largimi i koncensoriatit, por i kryeministrit Rama.

“Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm dhe plot energji në Vlorë, dua t’i kujtoj gjithë qytetarët shqiptarë që njeriu që solli krimin në Qeveri dhe parlament dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare, është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare që ndodhi sot në Rinas, cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur së linjës ndërkombëtare Tiranë-Vienë.

Ndaj ndonëse dislokimi i Forcave Ushtarake, në mënyrë të antikushtetuese jashtëligjshme, është një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit.

Është një provë e rënies totale të shtetit dhe kapitullimit të policisë dhe krimit asnjë alibi dhe fshehje mes aferave korruptive dhe kompanisë koncesionare nuk do mbulojë përgjegjësinë e Ramës, e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shtetit për të dislokuar trupat tani që policia ka dështuar për të kontrolluar sigurinë rendin. Ndaj rruga rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas, por kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli nuk është as largimi i koncensorianit, por largimi i një orë më parë i Edi Ramës dhe bandës dhe në pushtet.”- u shpreh Basha.