Asambleja e prokurorëve, që u mblodh për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit është shoqëruar me debate e përplasje.
Kjo mbledhje u thirr nga kryeprokurorja Arta Marku, ndërkohë si kandidat u propozua emri i Vate Stakës.
Mbledhja ka nisur me përplasje mes Arta Markut dhe prokurorit Sokol Malaj.
Malaj kërkonte ndryshim të regullores dhe që të shtohej; “kandidati quhet fitues nëse merr 50 plus një”.
kryeprokurorja Marku u shpreh se: “Konstatohet se ka kërkesë për ndryshim tip të fletës së votimit. Kjo flete votimi nuk mund të ndryshohet. Fleta e votimit ka vetëm një emër deri tani, gara ka qenë e hapur dhe mund te kishit kandituar. Propozimi është i ligjshëm, por ne kemi një praktikë te konsoliduar nga votimi i mëparshëm. Mendoj qe mund të vazhdojmë me rendin e ditës, ankimi mund të behet brenda afateve. Nuk lejohen replikat”.
Pas saj, Prokurori Sokol Malaj ka marrë sërish fjalën duke kërkuar që propozimi i tij të hidhet në votë.
“Të nderuar kolegë ne e dime se zgjedhja duhet bërë mes disa kandidaturash. Ky është një parim kushtetues. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme thotë me frymën e ligjit. Me kë fryme ligji? Ne duhet te hedhim propozimin në votë, dhe asambleja vendos”, tha ai.
“Kush nuk do të marrë pjesë në votim, të largohet. Pastaj ankimet bëhen në gjykatën e Apelit. Dilni jashtë. Mbledhjen e drejtoj unë”, është shprehur Marku, ndërsa Malaj ka thënë se nuk mund t’i tregojë largimin prej mbledhjes.