MENU
klinika

Zbardhet ngjarja

Dogji autobusin e Konispolit, arrestohet autori

12.04.2019 - 11:37

Detaje të reja kanë dal në dritë nga ngjarja e djegies së  autobusit dy ditë më parë në Konispol. Arrestohet 22 vjeçari me iniciale SH.B, banues në Delvinë, si autor i mundshëm i ngjarjes.

Ndër të tjera mësohet se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Delvinë, policia ka sekuestruar 25 fishekë luftarakë dhe lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në deklaratën e policisë bëhet me dije: “Në vijim të punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 Prillit në Konispol, për djegien me zjarr të autobuzit në pronësi të shtetases H.S, shërbimet e policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Sh.B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë