MENU
klinika

Korrigjimi i kufirit

SHBA midis marrëveshjes Kosovë-Serbi

03.09.2018 - 16:40

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, i ftuar në një nga televizionet serbe, ka folur në lidhje me marrëveshjen me Kosovën si dhe presionin që po i bëhet Serbisë për këtë çështje.

Daçiç është shprehur se korrigjimi i kufirit është vetëm një ide, dhe sipas tij përsa kohë dialogu nuk shkon në drejtim të kësaj ideje atëherë pritet presioni i vazhdueshëm ndaj Serbisë.

Më tej ministri është shprehur se nuk ka asnjë dilemë në lidhje me dorëzimin e veriut të Kosovës, tokat e banuara me serbë sipas tij do të mbeten nën Serbi.

Ai nuk ka lënë pa përmendur as ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilën thotë se po ‘fryjnë erëra të reja’ prej të cilave mund të bëhet e mundur arrita e një marrëveshjeje midis serbëve dhe shqiptarëve.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat