MENU
klinika

Tragjedi e kohëve moderne...or mik!

Jemi të gjithë shqiptarë, dhe na ka zënë i njëjti hall…

12.04.2019 - 20:25

Nga Jani Prifti

“Të pajisur me pashaporta greke, shpesh shumë të moshuar takohen me njëri tjetrin nëpër kafenetë e Athinës.

Shumë të moshuar shqiptarë nga Kallarati, Vunoi, Kuçi, Piqerasi, Shën Vasili, Sasaj, Çorraj, Fterra, Himara, Tërbaçi, Dhërmiu, Palasa,Progonati, Borshi, Qeparoi, Lukova,Piluri, Vranishti, Nivica, Rexhini, Bolena, Gusmari, Dragoti etj.

Të gjithë të mërzitur sepse po ju ikin fëmijët, nipër e mbesa, po ikin nëpër botë.

Ke 30 vjet që çirresh jam grek thotë një gjysh nga Tërbaçi, një tjetri nga Qeparoi, ja unë kushëri me ty, nuk çirrem në emër të një populli tjetër.

Lëre, thotë ai nga Qeparoi se kam bërë shumë gabim.

Të njëjtën gjë i thotë një gjysh nga Himara, një gjyshi nga Progonati, më fal që harrova themelet e shtëpisë time në Progonat.

Jemi të gjithë Shqipëtarë, dhe na ka zënë i njëjti hall……

Po ikën rinia, jo nga Greqia në krahinë, por nga Greqia nëpër botë………Tragjedi e kohëve moderne…or mik!”

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe