MENU
klinika

“Rit Fest Brum”

Kulinaria Gjirokastrite në një festival unik

03.09.2018 - 16:17

Një festival i kulinarisë kushtuar gatimeve të brumit do të nis këtë shtator në Odeonin e qytetit të Gjirokastrës. Amvisat gjirokastrite do të gatuajnë pjatat tradicionale të cilat do të shijohen jo vetëm nga ata që do të vizitojnë “Rit Fest Brum” por edhe nga banorët e qyteteve të tjera përfshi dhe kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ku kjo festë do të udhëtojë.

Qëllimi është sipas drejtorit të Agjencisë Kudret Alikaj që ky festival gatimi të prezantojë traditën më të mirë të kulinarisë gjirokastrite në qytetet e tjera të vendit.

“Jo vetëm bukuri e qetësi shpirtërore, por edhe gërshetim i kulinarisë deri tek ballokumet e famshme”-thotë Ilir Lluri, regjisori i ketij eventi, një risi për qëtetin e gurtë. Gentiana Brahimi, specialiste pranë Zyrës së Turizmit thotë se ky event do të shoqërohet edhe me një botim që do të shpaloset për turistët me qëllim që ata të njihen edhe me kulinarinë unike të këtij qyteti.

Fest brum do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 shtator ndërsa mbështetës së tij jane Tid Gjirokastra, Ministria e Kulturës dhe shoqata “Miqësia”.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë