Senati Akademik i Universitetit Bujqësor ka reaguar në lidhje me debatin dhe përplasjet mes universitetit dhe bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës në Kodër- Kamëz, në fidanishten ku kryheshin praktikat mësimore të studenteve.
Përmes një deklaratë për shtyp, Senati i UBT-së theksoi se nuk është kundër ndërtimit të shkollës, por kjo duhet të shoqërohet me shtim të transparencës. Sipas tij, nevoja për shkollë e komunitetit është shumë e madhe dhe si e tillë, UBT-ja nuk mund të bëhet pengesë.
“Ashtu siç kemi theksuar në deklaratën e parë me 3 prill , dëshirojmë të sjellim në vëmendje se UBT nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kundër në ndërtimin e çdo shkolle.
Ne jemi të bindur se ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri për komunitetin.
Ne mbështesim takimet dhe konsultimet intensive ndërmjet titullarëve të UBT-së, bashkisë Tiranë, edhe ministrisë, të cilët qartësuan pjesët juridike.
Sikundër deri më sot, UBT-ja do të jetë krah nevojave të arsimit duke kërkuar transparencë dhe komunikim”, thuhet mes tjerash në deklaratë.