Të gjithë maturantët të cilët nuk arritën të plotësonin formularët e aplikimit për në universitet, do të kenë një shans të dytë. Ministria e Arsimit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve në fund të muajit maj.
Maturantët do të kenë 5 ditë në dispozicion, nga data 27 maj deri në datën 31 maj, për të plotësuar formularin.
Aplikimet do të bëhen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës.
“Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur”, thuhet në njoftim.