MENU
klinika

FOTO+Detaje

Kapen 10.3 mln euro kokainë në Maltë, destinacion Shqipëria

15.04.2019 - 11:28

Departamenti i Doganave në Maltë, ka sekuestruar të dielën kontenjerë që përmbanin kokainë me vlerë 10.3 mln euro.

Kokaina u kap në sajë të një operacioni që zgjai disa orë rresht, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në orët e para të së dielës, njësia e monitorimit të kontejnerëve doganor përzgjodhi disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve paraprake, të marra nga Ekipi i Skanimit të Doganave, janë vërejtur parregullsi në tre kontejnerë, në njërin prej të cilëve u zbuluan pakot me drogë të fshehura. Një kërkim fizik konfirmoi dyshimet paraprake.

Në kontejnerin e parë u zbuluan 20 pako kokainë, me peshë 24 kg, me një vlerë prej 2.7 milion euro. Në kontejnerin e dytë ishin 40 pako me kokainë, me peshë 48 kg, me një vlerë prej 5.4 milion euro. Në kontejnerin e tretë, Zyrtarët Doganorë gjetën 16 pako kokainë, me peshë 19.25 kg dhe një vlerë prej 2.2 milion euro. Në total, 76 pako kokainë, me peshë 91.25 kg, me një vlerë prej 10.3 milion euro.

Sipas mediave vendase, kontejneri i parë dhe i tretë po kalonin përmes Maltës, ndërsa vinin nga Amerika e Jugut, në rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri, por nuk është e qartë nëse Durrësi ka qenë destinacion përfundimtar.