MENU
klinika

Jeni edhe ju të tillë?

Mos, u bëra baba! Po tani? Obobo!

03.09.2018 - 21:27

Çdo shtatzëni, ashtu si çdo foshnjë është diçka e veçantë. Ndonëse është një përvojë që u ka ndodhur pafundësisht çifteve të panumërta, prapëseprapë mbetet një çast madhor për gjithësecilin nga ne.

Lindja e fëmijës hap dyert e një bote të re dhe ngazëllyese, por nga ana tjetër mund t’i ngjasë edhe një bote krejt të re e të panjohur më parë.

Tanimë nuk do të jeni më thjesht biri apo bija e dikujt, por do të jeni në radhë të parë PRIND, një jetë e re varet nga ju.

Shpesh është babai i ri i cili ndihet më shumë si “peshku pa ujë” në ditët e para mbas lindjes. Bashkëshorti nuk është më thjesht i dashuri, ai është bashkëudhëtari dhe përkrahësi juaj në këtë aventurë të re dhe foshnja është po aq sa e tij edhe juaja. Edhe marrëdhëniet e sprovuara familjare do të ndryshojnë lehtë sepse nuk do të kalojë shumë dhe të dy do të jeni të lodhur, pa gjumë, në ankth e ndoshta edhe më të nervozuar se zakonisht.

“Ditët e para janë një lëmsh ndjenjash të përzishme, ngazëllim dhe krenari dërrmuese që u bëra baba, ankth për time shoqe që dukej e sfilitur nga kërkesat pa mbarim të foshnjës madje edhe një lloj keqardhjeje e lehtë për jetën tonë të mëparshme të lumtur edhe pa kokëçarje. Kjo kohë që kishim kaluar me time shoqe dukej se i kishte ardhur fundi”.

Para së gjithash çlodhuni dhe gëzojuni foshnjes tuaj. Të qenit PRIND mund të duket si një ishull ankthi i rrethuar me këshilla të mira, por mos harroni, se foshnjat mund të mbijetojnë edhe me prindër pa përvojë.

“Javët e para nuk ishin të lehta. Kishim menduar se jemi njerëz të zotë, plot besim dhe të suksesshëm, por tani kemi në duart tona një foshnje krejt të pambrojtur për të cilën duhet që të kujdesemi dhe kjo na bën që të shqetësohemi se a do t’ia dalim mbanë”.

Shpesh është bashkëshortja juaj ajo që ju largon nga fëmija juaj, jo me dashje sigurisht, por mendon se nuk jeni në gjendje të kujdeseni për një foshnjë kaq të vogël. Nuk ju mësojnë askund se si të jeni baballarë, as në shtëpi dhe as në shkollë.

Megjithatë, me çdo gjeneratë, baballarët në mbarë botën po ndërmarrin më shumë punë familjare dhe po përfshihen më shumë në kujdesin e fëmijëve të vegjël. Aspiratat e tyre po ndryshojnë gjithashtu, ata kanë marrëdhënie më të ngushta me fëmijët e tyre sesa ato që kanë patur me baballarët e tyre.

Etërit, të gjithë etërit, kanë ndikim që nga fillimi. Dhe si me nënat, ndikimi i tyre mund të jetë pozitiv dhe negativ.

Për shembull, foshnjat me baballarë shumë të përfshirë zhvillohen më shpejt; ndërsa fëmijët, prindërit e të cilëve ishin në depresion në vitin e parë pas lindjes së tyre, mund të shfaqin probleme sjelljesh dhe emocionale edhe më vonë.

Djemtë që kanë parë prindërit e tyre të angazhohen në punët shtëpiake dhe të kujdesen për fëmijët kanë më shumë gjasa të përfshihen në punën shtëpiake dhe në përkujdesjen e fëmijëve të tyre më vonë kur ata vetë të jenë baballarë.

Por TË JESH BABA nuk është vetëm i rëndësishëm për fëmijët dhe nënat, por ajo ka ndikim pozitiv edhe tek baballarët. Baballarët që kanë lidhje të ngushta me fëmijët e tyre jetojnë më gjatë, kanë më pak probleme shëndetësore mendore ose fizike, kanë më pak gjasa të abuzojnë me alkoolin dhe drogën, janë më produktivë në punë dhe raportojnë se janë më të lumtur se baballarët që nuk e raportojnë këtë lidhje me fëmijët e tyre.

TË BËHESH BABA dhe TË JESH BABA është shumë e rëndësishme si për fëmijën tuaj, për bashkëshorten tuaj dhe për ju vetë…

 

Redaktoi: M.D

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?